Flirtimi: Gabimet që bëjnë meshkujt - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Monday, September 17, 2018

Flirtimi: Gabimet që bëjnë meshkujt


Edhe pse flirtimi për disa zotërinj përbën shkencë në vete, shumë prej tyre kanë një perceptim të gabuar. Le të analizojmë gabimet e mundshme mashkullore!
Pra, ju paraqesim gabimet që bëjnë meshkujt gjatë flirtimit, dhe çfarë duhet të shmangin!

Gabimi i parë dhe më i madh është perceptimi i gabuar se diçka që keni thënë ose keni bërë në të kaluarën dhe kishte sukses me një femër, është rregull i suksesshëm për të gjitha femrat.
Le të mos harrojmë se çdo femër është dhe dëshiron të ndihet unike dhe e veçantë. Duhet t'i trajtojmë ato sipas personalitetit dhe tipit të tyre, pa slogan.

Mos jini arrogantë dhe ... mitologë! Që të mburreni me arritjet tuaja duke treguar se sa i famshëm je, nuk ju ngre në sytë e një femre! Përkundrazi ka efekt të kundërt, sepse nëse nuk ju marrin për feminist, do t'ju marrin për mashtrues!

Mos u përpiqni të hidhni një femër me para ose me makinë të bukur, dhe në përgjithësi me pasuri. Nëse me të vërtetë keni stil dhe finecë do të duket vetë. Nuk ka nevojë ta reklamoni. Reklamimi i tepërt zakonisht tregon ... produkt difektoz!

Kini kujdes me shakatë e tepërta. Humor i mirë, por mëso ta përdorësh siç duhet dhe kur duhet!

Mos filloni me nënkuptime seksuale dhe të shtrini duart që në takimin e parë, veçse nëse ju ka dhenë dritën jeshile.
Një takim nuk do të thotë domosdoshmërisht se ekziston një dashuri e rrufeshme apo një pasion i shfrenuar. Me qetësi!

Në takimin tuaj të parë, "mbyllni" sytë, mos shikoni si të hutuar femra të tjera që kalojnë pranë...të jeni të sigurt se nuk do të ketë takim të dytë! 
Diskutimi kërkon vëmendjen dhe pjesëmarrjen e dy personave ... mos harroni!

Mos zbulo gjithçka për ty në nga takimin e parë! Shfaqni një mister, e kanë nevojë femrat ketë! Pa mister, si do t'i analizojnë përsëri dhe përsëri fjalët tuaja?
Mbajeni të gjallë interesin dhe do të keni rezultat!

Mos i bombardoni femrat me informacion të padobishëm për ish-in tuaj. Nuk duan të dinë se sa të bukura ishin. Ato preferojnë të mendojnë se janë gratë më të bukura, më të rëndësishme dhe më tronditëse në jetën tuaj!

Me pak fjalë, kushtoju vëmendje, trajtojeni me mirësi, mos ushtroni presing!
Kaq e thjeshtë! Ju urojmë suksese! / Xhoni XH  https://shprehje-filozofik.blogspot.com

© Copyright Të gjitha të drejtat janë të autorit. Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i artikullit nga faqe ose individë të ndryshëm

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages