Bëni like në faqen tonë në Facebook
Ju shihni lart, kur kërkoni të lartësoheni. Por unë shoh poshtë sepse jam lart.
Ambicia ime është të them në dhjetë rekomandime atë që të tjerët thonë në një libër të tërë.
E vërtetë është: e dashurojmë jetën, ama jo sepse jemi mësuar me të, por sepse jemi mësuar të dashurojmë.
Lufta është një gjumë dimëror i kulturës.
Gjithnjë ka pak çmendi në dashuri. Por gjithnjë ama, ka ca arsye në cdo çmendi.
Çfarë është tradita? Një autoritet i lartë të cilit i bindesh, jo sepse ajo urdhëron të dobishmen, por sepse ajo urdhëron.
Frika: nëna e moralit. Friedrich Nietzsche
Të kesh një vlerësim personal: kjo nuk do të thotë ta matësh një gjë sipas kënaqësisë ose pakënaqësisë që të shkakton, ty dhe njerëzve të tjerë.
Mungesa e pasionit e shuan etjen për dije. Shpirtrave të akullt nuk u besoj. Ai që di të gënjejë, nuk di ç'është e vërteta.
Në vetmi i vetmuari shqyen veten e tij, në shoqëri e shqyejn të tjerët.
Çdo kush e ka të drejtë të më pyesë, por një të marri e kam vështirë t'i përgjigjem.
Bëni gjithmonë atë që dëshironi, por të jeni, para së gjithash njerëz që dinë se ç'dëshirojnë.
Ti po kërkon të ndahesh nga pasioni yt? Bëje, por pa urrejtje kundër tij. Përndryshe do të të vijë një pasion tjetër.
E fillon duke harruar të duash të tjerët, dhe përfundon duke mos gjetur më asgjë tek vetja jote që të jetë e denjë për t'u dashur.
Ta zemë se ajo më do, sa shumë do të më mërzisë në këtë rast. Dhe, ta zemë se nuk më do, sa shumë arsye më të mëdha akoma do të kishte në këtë rast që ajo të më bëhet e mërzitshme! -Pra, nuk paska vecse dy mënyra për t'u mërzitur: kështu që, le të martohemi.
Një kafshë që do të dinte të fliste, do të thoshte: ''Njerëzimi është një paragjykim nga i cili të paktën ne kafshët e tjera nuk vuajmë''.
Ne nuk i konsiderojmë kafshët si qenie morale. Por mos vallë mendoni se ne kafshët na mbajnë për qenie morale?
Ju vuani dhe kërkoni që ne të jemi zemërbutë ndaj jush, në një kohë që vuajtja juaj ju bën të jeni të padrejtë kundrejt gjërave dhe njerëzve.
Të vuash moralisht dhe të mësosh, si rrjedhim, se kjo lloj vuajtje qëndron mbi një gabim, pikërisht kjo të revolton.
Të pranosh një besim thjesht sepse është zakon që ai të pranohet - kjo do të thotë të jesh i pandershëm.
Nuk ka fakte të përjetshme, ashtu siç nuk ka të vërteta absolute.
Ajo që bota quan virtyt, zokonisht nuk është veçse fantazma e formuar nga pasionet tona, të cilës i japim një emër të ndershëm që të bëjmë me të ç'të duam, pa pasur ndonjë dëm.
Kur dikush parapëlqen hakmarrjen dhe jo drejtësinë, ai është moral sipas kriterit të një kulture më të hershme se e jona, dhe është imoral sipas atij të kulturës së sotme.
Kush thotë një gënjeshtër, rrallë e vë re se çfarë barre të madhe mban mbi vete, sepse, për të mbështetur një gënjeshtër, duhet të shpikësh njëzet të tjera.
Kur virtyti ka rënë në gjumë, do të zgjohet më i fresket.
Kush ul veten kërkon të ngrihet.
Mjeti kryesor i të gjitha magjepsjeve është ai i të shtënit në dorë të diçkaje që i përket një tjetri.
Varësia e opinioneve, e shëndërruar në instinkt falë zakonit, çon drejt asaj që quhet forcë karakteri.
Më e lavdërueshme është ajo grua, emri i së cilës shqiptohet më pak nga buzët e burrave, qoftë për lëvdata, qoftë për sharje.
Të gjithë janë në gjëndje të nxjerrin përfundime, pak janë gjëndje të gjykojnë.
Shpesh ne kundërshtojmë opinionin, ndërsa nuk na pëlqen vetëm toni me të cilën është shprehur ai.
Personat që na japin besimin e tyre të plotë kujtojnë se kanë fituar kështu të drejtën që edhe ne t'u japim besimin tonë.
Askush nuk i është mirënjohës njeriut me shpirt të madh për mirësjelljen e tij, kur ky i përshtatet një shoqërie ku nuk është e sjellshme të tregosh se ke shpirt.
Nëse bashkëshortët nuk do të jetonin së bashku, martesat e mira do të ishin më të shumta.
Mirësia e një martese provohet me këtë, që ajo lejon një herë një ''përjashtim''.
Kur lidhet një martesë duhet bërë kjo pyetje: a beson ti se mund të bashkëbisedosh mirë me këtë grua deri në pleqëri?
Gjithë sa mbetet nga martesa është kalimtare, por koha më e madhe e jetës së përbashkët i përket bashkëbisedimit.
Vajzat e pamësuara i gënjen mendja me idenë se është në dorën e tyre ta bëjnë të lumtur një burrë; më vonë, mësojnë se kjo do të thotë ta vlerësosh pak një burrë, duke pranuar se mjaftoka një vajzë për ta bërë të lumtur.
Gratë kanë arsyen, burrat kanë ndjeshmërinë dhe pasionin.
Pas një grindjeje apo një mosmarveshjeje vetjake mes një gruaje dhe një burri, nëra pale zakonisht vuan nga ideja që ka lënduar tjetrin, ndërsa tjetra vuan sidomos nga ideja se nuk e ka lënduar aq sa duhet tjetrin.
Martesa është një institucion i domosdoshëm për moshën e të njëzetave, dhe i dobishëm për të tridhjetat, por jo i nevojshëm: ndërsa, për moshën më të vonë, shpesh është e dëmshme dhe përbën një kthim prapa për anën shpirtërore të burrit.
Gruaja e Sokratit, me të cilën ai martua rreth moshës 50 vjeçare, ndoshta më shumë ngaqë donte fëmijë sesa grua, ishte grindavece dhe fjalëshumë. Kur u inatos një herë me Sokratin i hodhi një kovë me ujë, dhe Sokrati tha: ''E dija që bubullimat e Ksantipit do të sillnin më pas edhe shiun''.
Gabimi i bëri kafshët njerëz; a është në gjëndje e vërteta ta ribëjë njeriun kafshë?
Ai që i tërbon njerëzit kundër tij, gjithnjë fiton një pjesë të tyre në anën e tij.
Kur njeriu ulurin nga e qeshura e madhe, ua kalon të gjitha kafshëve me ultësinë e tij.
Njerëzit janë me të ndjeshëm kur përçmohen nga të tjerët sesa kur përcmohen nga vetja e tyre.
Ti e harron fajin tënd kur ia tregon një tjetri, por zakonisht tjetri nuk e harron.
Askush nuk flet me më shumë pasion për të drejtën e tij sesa ai që, në thelb të shpirtit, ka një dyshim për të drejtën e tij.
Dashuria dëshiron, frika mënjanon. Nga kjo varet fakti që nuk mund të jesh, të paktën në të njëjtën kohë, edhe i respektuar edhe i dashuruar nga i njëjti person.
-Por do të vijë çasti kur vetmia do të të lodhë, kur krenaria jote do të përkulet dhe guximi yt do të dërmohet.
Atëherë do të bërtasësh ''Jam vetëm''.
Jam sërish vetëm dhe kështu dua të jem, vetëm me qiellin e kthjellët e me detin e lirë. Përsëri rreth meje është mesdita.
Janë gjërat reale, apo gjërat imagjinare që kanë ndikuar më shumë në lumturinë njerëzore?
Nga të ecurit kuptohet tjetri në është në udhën e vet.
Ai që ngop të uriturin, rifiton shpirtin.
Të trembem, kur të kam panë. Të dëshiroj, kur më je larg. Ikja jote më josh, kërkimi yt më shtang. Vuaj, por kush nuk vuan nga dëshpërimi!
Gjithçka është e përcaktuar nga fati. Ti duhet, sepse është e nevojshme.
Të jesh i vërtetë, pak dinë. Dhe ai që di, nuk do që të jetë. Më pak nga të gjithë e dinë të mirët.
Kam mësuar edhe unë të pres gjatë, por të pres veten.
Kush nuk di të bekojë, duhet të mësojë të mallkojë
Frutat e tua u poqën, por ti sje pjekur për frutat e tua.
Udhën e humbe që e humbe, por as të ecësh më nuk di.
Ai që di, mes njerëzve kalon si mes kafshëve.
Nuk gënjen vetëm ai që flet kundër asaj që di, por edhe ai që flet kundër asaj që nuk di.
Nëse do ta kuptonim nëpërmjet arsyes sesa i drejtë dhe i mirë është Zoti, i cili shfaq shumë zemërim dhe ligësi, atëherë për çfarë do të hynte në punë besimi?
Ai nuk harron asgjë, por fal gjithçka.. Atëherë, ai do të urrehet dyfish, sepse shkakton dy herë turp, një herë me kujtesën dhe pastaj me bujarinë e tij.
No comments:
Post a Comment