Poezi për dashurinë nga Xhoni XH - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Monday, March 26, 2018

Poezi për dashurinë nga Xhoni XH


Orët e mia pranë jush 
si zogjtë fluturojnë 
dhe kur më mungoni 
shekujt nuk kalojnë.


Një natë kam ëndërruar 
që ti të kthehesh e penduar 
dhe shpresës i dhe jetë 
për të vazhduar ..


Dhe kur të kalosh
mos më shiko me urrejtje
Sepse të dashurova
nuk bëra ndonjë të keqe.


Sado që më ke lënduar
dua vetëm të mirën tuaj
Sepse e vetmja arsye që unë jetoj
është buzëqeshja juaj.


Buzët fshehin shumë 
por sytë e dëshmojnë
sepse shpesh ato shikojnë 
atje ku dashurojnë


Më shihni pak 
shiko brenda në zemrën time 
Ty të kam në mendje 
ti je jeta ime.


Pa ty, jeta asgjë nuk vlen
duket si një yll i errët
që natën nuk shkëlqen.


Edhe sikur besimin 
të më thuash të ndryshoj, 
kurrë, të të dua 
nuk do të ndaloj ...


Në një cep të mendimeve tuaja 
të fle më lejoni 
dhe kur të ndihesh e vetmuar
që të flasim më zgjoni.


Nëse në gjumin tënd 
ndjen diçka që të trazon
mos u shqetëso
është mendimi im që ty të ledhaton


Dua që ju të dini 
se do të jem pranë teje 
do të bëj atë që më kërkon
që ti të jesh pran meje.


Të dërgova e-mailin tim
por para se ta hapësh
në Recycle Bin
zgjodhe që ta flakësh.


Të dashurova, më tradhtove
por unë nuk të gjykoj
faleminderit që më mësove
dashuri të mos dhuroj.


 © Copyright! 

Materiali është eksluzivitet i autorit Xhoni XH. Ndalohet kopjimi.

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages