Barcaleta - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Thursday, March 01, 2018

Barcaleta


Marinarët
"Katër marinarë 20-, 40-, 50- dhe 70-vjeçarë janë në një ishull, dhe në një ishull tjetër përballë, ka shumë vajza të bukura."
-20 vjeçari thotë: "Le të notojmë për të shkuar te vajzat!"
-40 vjeçari i përgjigjet: "Mos u nxito shumë."
-50 vjeçari sugjeron: -"Unë them të ndërtojmë një trap"
-70 vjeçari "Prisni djema. Pse të bëjmë gjithë këtë? Dhe nga këtu ku jemi i shohim !!! "

---------------------------------------------------------------------------------


Të dehur në taxi
Tre të dehur hyjnë në taxi. Shoferi e kupton që janë të dehur dhe ndez makinën dhe e fik përsëri duke iu thënë "arritëm".
I pari i jep lekët, i dyti dhe e falenderon, i treti i fut një shpullë.
Taksixhiu habitet dhe duke menduar se e ka kuptuar, e pyet:
- Pse gjuan?
Dhe i dehuri i thotë:
- Që të mësosh të mos ecësh shpejt, për pak na vrave!

---------------------------------------------------------------------------------

Jeep 4x4

Dikush blen një Jeep të ri dhe të shtrenjtë. Në mbrëmje e parkon nën shtëpinë e tij.
Kalon një adoloshent dhe duke shikuar makinën i vjen një ide, nxjerr një thikë dhe pranë treguesit 4x4 gdhend = 16!

Kur e sheh në mëngjes i zoti makinën, tërbohet. Shkon në kompania që e ka blerë dhe u kërkon që ta rregullojnë problemin.

Pasi e rregullon e parkon në mbrëmje në të njëtin vend poshtë shtëpisë.

Të njëjtën mbrëmje kalon përsëri adoloshenti dhe shikon 4x4 që shkëlqente, nxjerr thikën dhe shton =16!


Në mëngjes, i zoti makinës për pak nuk pëson infrakt. Shkon në kompania dhe atje i thonë:

shikoni zotëri, ka shumë djem të këqij, por që të mos ndodhi më kjo ne do të shtojmë =16 pas 4x4 e shkruar bukur në mënyrë artistike.

Çfarë të thotë ... vendos kornizën metalike me 4X4=16 dhe kthehet në shtëpi.


Në mbrëmje kalon adoloshenti dhe shikon 4x4=16, mendon për një moment dhe nxjerr thikën dhe gdhend poshtë:

E SAKTËËËËËËËË

---------------------------------------------------------------------------------


Liqeni

Një fermer kishte një fermë shumë të madhe me një liqen të bukur në anë. Një natë vendosi të bëjë një shëtitje deri në liqeni.
Teksa afrohej, dëgjoi zëra dhe të qeshura. Kur arriti pa shumë vajza të zhveshura që luanin në ujë.
Por sapo e kuptuan praninë e tij, ato shkuan thellë që të mos i shikonte.

Njëra nga vajzat thirri: "Ne nuk do të dalim nëse nuk largoheni".


Dhe ai gjithashtu përgjigjet: "Po, por unë nuk erdha që t'ju shoh ju të notoni lakuriq. Unë thjesht erdha për të ushqyer krokodilin.


---------------------------------------------------------------------------------

- Mama, pashë gjelin 10 herë sipër pulës sot.
      - Shko thuaja babait tënd.
- Baba, mami më tha të të them se sot pash gjelin 10 herë sipër pulës.
      - Me të njëjtën pulë ishte?
 - Jo.
      - Shko thuaja mamit tënd.

---------------------------------------------------------------------------------

Një djalë i vogël i kërkon lek babait të tij:
-Baba, do më japësh lek se do shoj në eskursion me shkollën?
-Ku do të shkoni biri im?
-Në parlamentin Shqiptar.
Harroje, je shumë i vogël të shkosh në bordello.

---------------------------------------------------------------------------------

Një vajzë e vogël duke parë mamin e saj e veshur me gunë, i thotë:
-Mami e kupton se sa është torturuar ajo kafshë e mjerë që të veshësh ti një gunë?
Dhe mami duke e parë me egërsi vajzën i thotë:

-Nuk të vjen turp, si flet kështu për babain tënd?

---------------------------------------------------------------------------------

Kur Zoti krijoi burrin.


Kur Zoti krijoi gomarin i tha ...

- Do të punosh nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe do të bartësh gjëra të rënda në shpinë. Do të hash bar dhe nuk do të kesh shumë mend. Do të jetosh 50 vjet.

Atëherë gomari i tha:

- 50 vjet një jetë të tillë, është shumë e vështirë. Më jep vetëm 30 vjet.

Kështu ndodhi.

Atëherë Perëndia krijoi qenin dhe i tha:

- Si qen, do të mbroni pronën e njeriut dhe do të jeni miku i tij më i dedikuar. Do të hash çfarë tepron nga njeriu dhe do të jetosh 25 vjet.

Pastaj qeni u përgjigj:

- Perëndia im, 25 vjet një jetë të tillë, nuk mund ta përballoj atë. Më jep vetëm 10 vjet.

Kështu ndodhi.

Pastaj Perëndia krijoi majmunin dhe i tha:

- Do të hidhesh nga pema në pemë dhe do të sillesh si budalla. Do të bësh shaka dhe do të jetosh 20 vjet.

Atëherë majmuni u përgjigj:

- Oh, Perëndia im, 20 vjet si shakaxhiu i botës është shumë. Më jep vetëm 10 vjet.

Kështu ndodhi.

Përfundimisht Perëndia krijoi burrin dhe i tha:

- Je burrë. E vetmja krijesë logjike që do të jetojë në tokë. Do të përdorni inteligjencën tuaj për të sunduar krijesat e tjera. Do të dominoni vendin dhe do të jetosh 20 vjet.

Pastaj burri iu përgjigj:

- Zoti im, të jem burrë për vetëm 20 vjet, nuk mjafton. Më jep të lutem 20 vitet e mbetura nga gomari, 15 vitet e mbetura nga qeni dhe 10 vitet e mbetura nga majmuni.

Kështu ndodhi.


Që atëherë, burri jeton 20 vjet si burrë, pastaj martohet dhe punon 20 vjet si gomar nga mëngjesi deri në mbrëmje duke mbajtur peshat. Pastaj bën fëmijë dhe jeton 15 vjet si qen duke ruajtur shtëpinë dhe pasurinë e tij, duke ngrënë nga familja. Dhe kur rritet, jeton si majmun, sillet si budalla dhe bën shaka me nipërit e mbesat e tij ...

---------------------------------------------------------------------------------


Përpjekje për vetëvrasje

- Doktor, unë kam qenë i merakosur dhe u përpoqa të vras veten me një mijë aspirina.
- Seriozisht? Dhe çfarë ndodhi?
- Pas dy të parëve, ndihesha shumë më mirë ...

---------------------------------------------------------------------------------


Mbi të gjitha ndershmëria

- Dua që ti të jesh i ndershëm me mua. Më ke tradhëtuar me tjetër?
- Jo ty, tjetrën!

---------------------------------------------------------------------------------


Po feston

Një çift shkon në një disko.
Atju ku ata kërcejnë, shohin një tip që kërcen si maniak.

Të gjithë janë mbledhur rreth tij dhe e duartrokasin!


Gruaja i thotë burrit të saj: "E shihni këtë tipin që kërcen? Njëzet vjet më parë ai më kishte bërë propozim për martese dhe unë e refuzova! "


Burri i saj thotë: "Duket se ai ende po e feston!"


---------------------------------------------------------------------------------


Deputeti kap djalin e tij duke gënjyer.

- Ti e di djali im se çfarë i bëjnë ata që gënjejnë?
- Po, baba. Deputetë! ...

---------------------------------------------------------------------------------


Gruaja hyn në guzhinë dhe gjen burrin duke ndjekur mizat

- Çfarë bën atje?
- Ndjek mizat përgjigjet ai.
- Vrave ndonjë?
- Po, 3 meshkuj dhe 2 femra.
- Bah, i dallon meshkujt nga femrat?
- Normal, 3 shkuan tek birra dhe 2 tek telefoni.

---------------------------------------------------------------------------------


1. Si e kuptoni se një burrë po përgatitet të thotë diçka të zgjuar?
...Fillon me shprehjen "Gruaja më tha ....."

2. Çfarë bën një burrë kur gruaja e tij arrin në orgazmë?

...Mban fëmijët në shtëpi.

3. Gratë janë entuziaste me një blerje të mirë nga një dyqan.

...Burrat janë të kënaqur kur gjejnë një parking afër.

4. Gratë dhe burrat lindën të barabartë.

...Gratë, megjithatë, vazhdojnë të zhvillohen.

5. Burrat janë si kompjutera.

...Kjo është arsyeja pse gratë gjithmonë mbajnë backup.

6. Burri mund të punojë nga mëngjesi deri në mëngjesin tjetër.

...Por puna e gruas nuk bëhet kurrë.

7. Si e dimë që burrat zbuluan hartat?

...Kush tjetër do të thoshte se 1cm = 1m

8. Pse vibratori është më i mirë se burri?

...Sepse nuk shkon me grua tjetër dhe as nuk kthehet i dehur.

9. Një grua dëshiron që një burrë të plotësojë të gjitha nevojat e saj.

...Një burrë dëshiron që të gjitha gratë të plotësojnë një nevojë.

10. Çfarë është një beqar?

...Një burrë që humbi mundësinë për ta bërë fatkeqe një grua.

11. Pse gratë jetojnë më gjatë?

...Dikush duhet të pastrojë kur burrat largohen.

12. Si mundet një burrë të bëjë një grua të lumtur?

...Duke qëndruar i pamartuar.

13. Pse burrat preferojnë blondet?

...U pëlqen shoqëria e kulturuar.

14. Kush është burri i mirë?

...Ai që ka gojën e mbyllur dhe portofolin e hapur.

15.  Si do të ishte bota pa burra?

...Pa krime dhe me plot të shëndosha, gra të lumtura.

---------------------------------------------------------------------------------


Kur gruaja është 18 vjeçe, është si një top futbolli, 22 burra e ndjekin atë. Kur është 28, është si një top basketbolli, 10 burra e ndjekin.

Kur është 38, është si një top golfi, vetëm një burrë merret me të. Kur është 48, është si një top ping pongu, 2 burra përpiqen t'ia shtyjnë atë njëri-tjetrit.

---------------------------------------------------------------------------------


Një burrë mori një letër nga rrëmbyesit. Letra shkruante: "Nëse nuk premton të na dërgosh 100.000 dollarë, ne do të rrëmbejmë gruan tënde".

Burri u përgjigj: "Kam frikë se nuk mund ta mbaj premtimin tim, por shpresoj që ju të mbani premtimin tuaj."

---------------------------------------------------------------------------------


"Burri im donte një televizor më të madh për ditëlindjen e tij. Kështu, thjeshtë e shtyva kolltukun e tij më afër televizorit që kishim."


---------------------------------------------------------------------------------


Pyet gjyshja nga makina në semafor:
- Si mund të shkoj në varrezat?
I them:
- Kalo me të kuqe..

---------------------------------------------------------------------------------

Një grua rrinte e zhveshur para pasqyrës. Nuk ishte e kënaqur me atë që shikonte dhe i thotë burrit të saj:- Ndjehem keq. Dukem e mplakur, e shëndoshë dhe e shëmtuar. Unë kam nevojë që ju të më bëni mua një kompliment tani.Dhe burri u përgjigj:

- Shikimi juaj është i përkryer.


---------------------------------------------------------------------------------


Një fëmijë 12-vjeçar duke parë lajmet e pyet babanë e tij:
- Babi, çfarë është politika?
Babai, i cili është i kënaqur që djali i tij tregon shenja pjekurie, përgjigjet me një shembull:
- Shiko biri tim ... Një shtet është si një familje. Merrni shembullin tonë.

Mami, është si qeveria, meret me gjithçka brenda në shtëpi.

Unë, babai, jam si kapitali i madh, mbështes ekonominë e shtëpisë.

Shërbëtorja, është si klasa punëtore, bën gjithë punët që duhen bërë.

Ti, je publiku që vëzhgon atë që ndodh rreth jush.

Në fund, foshnja që kemi në shtëpi simbolizon të ardhmen e vendit.

Mendohu në darkë, dhe nesër do të diskutojmë përfundimet që keni nxjerrë, mirë?
- Mirë babi, përgjigjet djali i vogël dhe i menduar shkon në shtratin e tij.

Natën dhe ndërsa po mendonte për fjalët e mençura të babait të tij, ai dëgjon
duke qarë foshnjen nga djepi. Ngrihet dhe i afrohet djepit dhe sheh që foshnja është ndotur ..

Shkon në dhomën e gjumit për t'i treguar nënës e tij, hap derën dhe sheh vetëm nënën e tij në shtrat. Babai ishte zhdukur! E kap paniku!

Nga dera gjysmë e hapur e dhomës së shërbimit, ai dëgjon zhurma të dyshimta.
 ... afrohet dhe shikon babanë e tij me shërbëtoren duke...

- "Çfarë mund të bëj?" Mendon, "Të zgjoj mamin? Do ta shohë babin me shërbëtoren...
Të ndërpres babin? Më vjen turp, dhe kush do ta ndërrojë beben?, unë nuk e di si ta bej ... "

Kështu që aj vendos të bëjë indiferentin dhe shkon në shtrat.
Të nesërmen në mesditë, pasi hajnë drekë, babai i thotë të birit:
- Epo? A ke menduar për ato që ju thashë dje?
- Po baba, mendova.

- Dhe çfarë përfundimi keni nxjerrë?

- Kur qeveria fle,

kapitali i madh pallon klasën punëtore,

opinioni publik është indiferent,


dhe e ardhmja e vendit është fundosur në mut !!

---------------------------------------------------------------------------------

- Mama, Mama bebi po han gazetën...
- Ska gjë biri im, është e djeshmja...

---------------------------------------------------------------------------------


Një kauboj i zemëruar hyn në saloon dhe thotë:
- Unë do të pi një pije, dhe kur të dal kali im duhet të jetë aty ku e lashë .. Sepse nëse nuk është atje do të bëhet ajo që ndodhi në Texsas .. Dhe ajo që ndodhi në Texsas nuk më pëlqeu aspak!
Piu pijen e tij, del dhe gjen kalin e tij duke e pritur ..
Ai hip në kal të largohet dhe dëgjon dikë që vrapon pas tij:
- Djalosh, ti nuk na the, çfarë ndodhi në Texsas?
Dhe kauboji përgjigjet:
- U ktheva në këmbë

---------------------------------------------------------------------------------
Një burrë i mesëm kishte dy dashnore, një të re dhe një të vjetër. E vjetra, ngaqë ndjente turp që kishte lidhje me një më të ri, kur i afrohej i shkulte qimet e zeza në kokë.
E reja, ngaqë nuk i pëlqente të kishte dashnor të vjetër, i shkulte qimet e bardha. Kështu, burri, ndërsa gratë e rrjepën, përfundoi tullac.
-----------------------------------------------------------------------------------

Një konsulent biznesi dhe bariu.

Një bari me delet e tij në një vend të izoluar sheh nga larg një BMW të shkëlqyeshme të afrohej. 
Shoferi, një i ri i veshur me një kostum Versace, këpucë Gucci, syze dielli Ray Ban dhe kravatë Yves Saint Laurent, ndalet, ul xhamin dhe i thotë:

- Nëse të them saktësisht sa dele keni në kopenë tuaj, do të më jepni një?

Bariu shikon të riun dhe përgjigjet i qetë:

- Po, pse jo?

Kështu, menjëherë djali del nga makina me një Laptop Dell, i cili lidhet me një celular Motorola me një lidhje globale. 
Pasi të lidhet me internetin, ai shkon në një faqe të NASA-s dhe zgjedh një sistem GPS të vendndodhjes satelitore, i cili llogarit vendndodhjen e saktë dhe i dërgon të dhënat në një satelit tjetër, i cili skanon zonën dhe bën një foto. Pas përpunimit të fotografisë, ai e dërgon imazhin në një laborator kërkimesh dhe pas disa sekondash merr një e-mail në Palm Pilot e tij duke konfirmuar që fotoja është analizuar dhe të dhënat janë futur në një bazë të dhënash. Përmes një lidhjeje ODBC futet në një bazë të të dhënave MS-SQL dhe regjistron të gjitha të dhënat në një fletëllogaritëse Excel, të cilën e dërgon me e-mail te Blackberry i tij. Ai pastaj shtyp një raport 150 faqesh me fotografi me ngjyra të printerit të ri HP dhe i thotë bariut:

- Keni saktësisht 1,586 dele!

"E drejtë", u përgjigj bariu. Epo, ju mund të merrni çdo dele që dëshironi - dhe ai e shikon të riun ndërsa ai e merr kafshën dhe e çon te bagazhi. Pastaj i thotë të riut:

- Nëse gjej saktësisht se çfarë pune bëni, a do të ma ktheni delen?

I riu mendon për këtë dhe pastaj përgjigjet:

- Në rregull pse jo?

- Ju jeni konsulent biznesi, thotë bariu.

- E pabesueshme, thërret i riu me habi, ashtu është! Por si e keni menduar?

"Nuk është aq e vështirë", thotë bariu. Ju erdhët nga askund. Pa të pyetur askush. Doni të gjeni një përgjigje për mua që unë tashmë e di. Për një pyetje që askush nuk ju bëri. Dhe doni të paguheni për të. Dhe pjesa më e mirë: Ju nuk keni ide për delet! Tani do ma kthesh qenin tim ?! ...
-----------------------------------------------------------------------------------

- Unë u ndava sepse i thashë të dashurës sime: "sa më shumë yje të shikosh në qiell, aq shumë të dua"
- Dhe pse u nda nga ju?
- Sepse kishte re ..
-----------------------------------------------------------------------------------

- I dashur, ti nuk ma heq nga mendja se më tradhton!
- Unë? Çfarë keni pësuar të gjitha sot! Ti je e katërta që ma thua!
-----------------------------------------------------------------------------------

Aq kohë sa dua unë për të lyer shtëpinë, aq kohë do dhe e imja për të lyer surratin e saj.
-----------------------------------------------------------------------------------

Një gazetar dhe shkoi në një fshat malor.
Sapo arriti në fshat, pyeti një kalimtar:
- Kam dëgjuar që këtu jeton një burrë 110 vjeçar. A është e vërtetë?
- Po, por vështirë se mund ta gjesh.
- Pse? Sepse ai jeton në mal?
- Jo, sepse i ati nuk e lë të dalë.
-----------------------------------------------------------------------------------

- Smartphone juaj i ri është shumë i bukur! Sa keni paguar për të?
- Unë e fitova në një garë shpejtësie.
- Wow! Nuk më kishe thënë se vraponit! A kishte shumë njerëz në garë?
- Tre. Pronari i celularit, policia dhe unë!

------------------------------------------------

Matematikani dhe bashkëshortja

Një matematikan i dërgon gruas së tij letrën vijuese:
"Gruaja ime e dashur, siç e dini jeni 54 vjeçe dhe kam nevoja që nuk mund të m'i plotësoni. Por jam i kënaqur që të kam bashkëshorte. Shpresoj të mos ju shqetësojë, por kur të merrni këtë letër unë do të jem në hotelin luksoz "Plaza" me ndihmësen time 18 vjeçare. Do të kthehem në shtëpi pas mesnatës.
Burri juaj ".

Gruaja, duke shkuar në hotel gjeti një faks:
"Burri im i dashur, siç e dini dhe ju jeni 54 vjeç dhe në kohën që do të merrni këtë letër unë do të jem në hotelin luksoz "Rogner" me 18-vjeçarin që pastron pishinën. Siç e dini si matematikan që jeni, 18-ta hyn në 54 
 më shumë herë sesa 54 në 18. Pra, mos më prisni".

-------------------------------------------------


© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com

1 comment:

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages