Thënie të pavdekshme - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Tuesday, April 25, 2017

Thënie të pavdekshme

➤ Që të kesh të ardhme, duhet të braktisësh shpresën se do të jesh në gjendje për të ndryshuar të kaluarën.

- Njeriu më i pa vlerë është ai i cili nuk arriti të gjejë një mënyrë për të të mbajtur pranë tij.


- E qeshura nuk është vetëm një shprehje e gëzimit, por edhe mënyrë e maskimit të dhimbjes. Prandaj, nuk duhet të jeni gjithmonë të sigurtë për arsyen që dikush është duke qeshur.


- Aftësia për të falur është një privilegj i të fortit. Të dobëtit kurrë nuk falin.


- Optimist është një njeri që sheh dritë atje ku nuk ka. Pesimist është budallai i cili përpiqet ta shuajë.


- Askush nuk është i kënaqur me fatin e tij, edhe nëse ai është i mirë. Dhe askush nuk është i pakënaqur nga mendja e tij, edhe nëse është më e keqja.


- Të mëdhenjt janë të mëdhenj vetëm sepse ne jemi në gjunjë.


- Reputacioni është diçka që duhet të fitohet. Nderi është diçka që thjesht nuk duhet të humbi. Arthur Schopenhauer


- Shohim shqiponjat të fluturojnë lart, ndërsa delet mblidhen në tufë.


- Problemi me martesën është se biem në dashuri me një personalitet dhe duhet të jetojnë me një karakter.


- Çdo zgjidhje duket e parëndësishme për atë që nuk e kupton problemin.


- Produktet e mira që njerëzit i duan, nuk kanë nevojë për teknika shitje ose reklama në televizion. Merrni si shembull "barin".


- Nëse keni frikë nga vetmia, mos u martoni ...


- Të filloni të shihni veten tuaj si shpirt me trup, dhe jo si trup me shpirt.


- Sa më pak flisni, aq më shumë i'u dëgjojnë.


- Në një kohë mashtrimesh universale, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar.


- Kokëfortësia është rezultat i përpjekjeve të dëshirës të zëvendësojë me anën forcës intelegjencën. Arthur Schopenhauer 


- Një gënjeshtër bëhet më e besueshme kur fshihet në mes dy të vërtetave.


- Një grua e zgjuar ka miliona armiq: të gjithë burrat idiotë.


- Liria është e drejta t'ua thuash njerëzve atë që nuk duan ta dëgjojnë.


- Ndjenjat ekstreme gjithmonë fitojnë përfundimisht. Udhëheqësit që ofrojnë lot, pikëllim, gjak dhe djersë gjithmonë marrin më shumë nga pasuesit e tyre, se sa ata të cilët ofrojnë sigurinë dhe mirëqenien. Në vështirësi njerëzit janë heroikë.


- E vërteta ka aq vlerë të madhe, sa që si mbrojtje duhet të ketë gënjeshtrën.


- E kaluara ju jep një identitet dhe e ardhmja përmban premtimin e shpëtimit. Të dyja këto janë iluzione.


- Kur thoni atë që dëshironi, të jeni të gatshëm të dëgjoni atë që nuk d
ëshironi.

- Nga gabimi në gabim dikush zbulon të gjithë të vërtetën.


- Pak njerëz kanë në natyrë këtë: të nderojnë pa zili mikun e tyre të lumtur.


- Gjëja e parë e nevojshme për të fituar zemrën e një femre është mundësia.


- Kur mendon se ndoshta nuk mundesh, keni të drejtë. Nuk mundesh.


- Prindërit mund të japin vetëm këshilla të mira dhe të tregojnë rrugën e drejtë, por në finale, formimi i karakterit të një personi qëndron në duart e veta.


- Liria e një personi duhet të arrijë deri aty sa që mos të shkeli lirinë e të tjerëve.


- Të gabosh është njerëzore, por të falësh është hyjnore.


- Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, për aq kohë sa nuk ndalon.


- Nuk ka trëndafila pa gjemba, por ka gjemba pa trëndafila. Arthur Schopenhauer


- Gjithkush sheh atë që dukesh. Pak kuptojnë atë që jeni.


- Dinakëria më e bukur e djallit është të na bindë se nuk ekziston.


- Kur vret një njeri je vrasës, kur vret miliona je pushtues, kur i vret të gjithë je zot.


- Nuk ka rëndësi nëse macja është e zezë ose të bardhë, mjafton të kapi minj.


- Në qoftë se është art, nuk është për të gjithë, nëse është për të gjithë, nuk është art.


- Çdo burrë dëshiron një grua për të përmbushur anën e tij më të mirë, mirësinë e ndjenjave dhe idealet e larta, dhe një tjetër grua për të ndihmuar atë që të harrojë të gjitha këto.


- Një burrë nuk është i plotë derisa të martohet. Pastaj është i mbaruar.


- Njerëzit qajnë kur lexojnë fantazitë e poetëve, por vuajtjen e vërtetë të njerëzve e ndjekin me indiferencë.


- Sepse thjesht nuk më intereson, nuk do të thotë se nuk e kuptoj.


- Njerëzit janë më të gatshëm për të ta kthyer të keqen se sa të mirën që u bëre, sepse mirënjohja është barrë dhe hakmarrja është kënaqësi.


- Një burrë ka gjithmonë dy karaktere: të vetin dhe atë që i jep gruaja e tij.


- I dëgjoj dhe harroj. I shoh dhe më kujtohen. I bëj dhe e kuptoj.


- Ata që lexojnë kanë botën, dhe ata që shikojnë TV, e humbasin.


- Që të dukesh idiot në sytë e budallait është një kënaqësi estetike.


- Dhurata më e madhe është pasioni për leximin.


- Dënimi i një gënjeshtari nuk është se nuk e besojnë atë, por se ai nuk mund të besoj.


- Nëse grindesh me një budalla, është mirë që të pyesni veten se mos dhe ai bën të njëjtën gjë.


- Që të vendosni se çfarë të lexoni, hapni një libër në faqen 69 dhe lexoni. Nëse ju pëlqen kjo faqe, blini librin.


- Një libër i lexuar nga një mijë njerëz të ndryshëm janë një mijë libra të ndryshëm.


- Kërkimi për të vërtetën ka më shumë vlerë sesa posedimi i të vërtetës


- Sa më shumë i ndershëm njeriu, aq më i keq fati i tij.


- Nëse keni problem, jeni lënduar ose keni nevojë, shkoni tek njerëzit e varfër. Ata janë të vetmit që do të të ndihmojnë, të vetëmit.


- Eekzistojnë krime më keq se sa të djegësh libra. Një nga këto është të mos i lexosh.


- Është më i lumturi, mbret apo bujk qoftë, ai që gjen paqe në shtëpinë e vet.


- Ka njerëz që shembin me karakterin e tyre, atë që ata ndërtojnë me mendjet e tyre.


- Çfarë një njeri superior kërkon, e kërkon tek vetja, kurse njerëzit inferior e kërkojnë tek të tjerët.


- Miqësia e bazuar në biznes është më e mirë se biznesi i bazuar në miqësi.


- Unë nuk jam dakord me atë që thua, por do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tënde që ta thuash.


- Një gënjeshtër në momentin e duhur, është 100 herë më e mirë se sa një e vërtetë në momentin e gabuar.


- Sa e kënaqshme është për të takuar njerëz të cilët janë më injorantë se ne! Menjëherë i simpatizojmë që janë kështu.


- Njeriu superior gjykon veten e tij. Inferiori gjykon të tjerët.


- Nëse lexoni vetëm librat që lexojnë të gjithë të tjerët, ju vetëm mund të mendoni atë që të gjithë të tjerët mendojnë.


- Një njeri i cili vazhdimisht deklaron se nuk është budalla, duhet të ketë dyshimet e tij.


- Asnjë njeri i cili nuk është i gatshëm për të ndihmuar veten e tij nuk duhet t'u lutet për ndihmë miqëve apo perëndive.


- Ka njerëz që sa më shumë të bëni për ta, aq më pak ata bëjnë për veten e tyre.


- Edhe në qoftë se ëndërroni sikur po më rreh, më mirë zgjohu dhe më kërko falje.


- Njerëzit përçmojnë atë që s’e kuptojnë.


- Nëse nuk tregon të vërteten për veten, nuk mund të tregosh dot as për të tjerët.


- Para martesës, një vajzë duhet të bëjë dashuri me burrin për ta mbajtur atë. Pas martesës, duhet ta mbajë atë për të bërë dashuri.


- Mund të gjykojmë karakterin e një njeriu nga mënyra se si sillet me ata që nuk mund t'i bëjë absolutisht asnjë të mirë.


- Me anë të vlerësimit, e bëjmë përsosmërinë e të tjerëve pronën tonë.


- Martesa është një ceremoni në të cilën vendoset unaza në gishtin e zonjës dhe në hundën e zotërisë. 


- Nuk ka rëndësi se me cilën grua martohet dikush. Një ditë pas dasmës, kur të zgjohet, do të shohë se u martua me një tjetër.


- Dashuria është çështje e fizikës, martesa është çështje kimie.


- Nëse jeni duke kërkuar për një mik, do të zbuloni se është e vështirë për të gjetur. Nëse je i gatshëm të jesh mik, do t'i gjeni ata kudo.


- Dy njerëz nuk mund të jenë miq për shumë kohë, në qoftë se ata nuk mund të falin njëri-tjetrin për gabimet e tyre të vogla.


- Martesa është mrekullia që transformon puthjen nga kënaqësi në detyrë.


- Prindërit mund të japin këshilla të mira dhe të tregojnë rrugën e drejtë, por në finale formimi i karakterit të një personi qëndron në duart e veta


- Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda.


- Femrat kurrë nuk përdorin logjikën, kështu që rrallë herë nuk kanë të drejtë.


- Heshtja e bën bisedën reale midis miqve. Ajo që ka rëndësi nuk është të flasësh, por të mos kesh nevojë për të folur.


- Gruaja e fortë ka miq, gruaja e dobët ka dashnorë.


- Kur jeni të sigurt që keni të drejtë, nuk ka nevojë për të diskutuar me ata që janë gabim.


- Është më lehtë t'i bësh keq një njeriu të mirë, se sa t'i bësh mirë një njeriu të keq.


- Nëse nuk jeni dakord me mua, si mund ta di se kam të drejtë?


- Kushdo që dëshiron, gjen kohë. Kushdo që nuk dëshiron, gjen justifikime.


- Shumë justifikime janë gjithmonë më pak bindëse se një.


- Çdokush që ka përjetuar një dashuri të madhe, nuk i jep rëndësi miqësisë.


- Rregulli i vetëm i pagabueshëm është, se ai që gjithmonë thotë se është njeri i nderuar, kurrë nuk është.


- Çdo gjë ka bukuri por jo të gjithë e shohin.


- Kam qenë egoist në tërë jetën time, por vetëm në praktikë, kjo nuk ishte çështje parimi.


- Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye.


- E drejta për të thënë mendimin tënd nuk nënkupton automatikisht të drejtën të të marrin seriozisht.


- Mosbesimi i autoritetit duhet të jetë e drejta e parë civile.


- Njerëzit janë duke luftuar më shumë për interesat e tyre se sa të drejtat e tyre.


- Dhuratat e vogla ruajnë miqësinë. Të madhajat, dashurin.


- I bëni dhuratë një gruaje një milion trëndafila të kuq, dhe ajo do të thotë se do të donte vetëm një, por të bardhë.


- Nuk ka rëndësi nëse humbni apo fitoni. Ajo që ka rëndësi është nëse unë fitoj apo humbas.


- Karakteri është si një pemë dhe reputacioni si hija e saj. Hija është ajo që marrim në konsideratë. Pema është ajo që me të vërtetë ekziston.


- Dëgjo bindjet e të gjithëve, por dyshimet e tua mbaji për vete.


- Kur dikush me përvojë takohet me dikë me para, së shpejti ai me përvojë do të ketë paratë, dhe ai që kishte paratë do të ketë përvojë.


- Ai që vjedh pak, vjedh me të njëjtën dëshirë si ai që vjedh shumë, por me më pak fuqi.


- Sjellja e njeriut rrjedh nga tre burime kryesore: dëshirë, emocion, dhe njohuri.


- Kur dy njerëz zihen, fajin e ka ai që është më i mençur.


- Revolucioni nuk është një frut që do të bjerë kur të jet pjekur. Duhet të trondisim pemën për ta bërë atë të bjerë.


- Nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim.


- Është miku im ai që flet mirë për mua pas shpinës sime.


- Ai që të ka lënduar ishte ose më i fortë ose më i dobët se ti. Nëse ai ishte më i dobët, ndjej keqardhje për atë. Nëse ishte më i fortë, ndjej keqrdhje për veten tënde.



- Këtu e dy mijë vjet më parë, Jezui na hakmerret sepse nuk vdiq në një shtrat të rehatshëm.


- Sa më shumë inteligjent të jesh, aq më shumë duhet të mësosh.


- Ndërsa përpiqemi për t'u mësuar fëmijëve tanë gjithçka për jetën, fëmijët tanë na mësojnë se çfarë është jeta.


- Gjykimi i drejtë është produkt i përvojës, dhe përvoja është produkt i gjykimit të gabuar.


- Në qoftë se mundeshim të shisnim përvojat tona me çmimin që na kushtuan, do të ishim të gjithë milionerë.


- Sa më shumë bëni, aq më shumë mundeni.


- Ndonjëherë njerëzit hedhin diçka të mirë për diçka më të mirë, për të zbuluar më vonë se e mira ishte mjaft e mirë, dhe më e mira ende nuk ka ardhur.


- Revolucionet nuk i bënë të uriturit, por të ngopurit që kishin tre ditë pa ngrënë.


- Burri me virtyt ndjen keqardhje që nuk është i përsosur, nuk i vjen keq që nuk është i famshëm.


- Suksesi në jetë është rezultat i gjykimit të mirë. Gjykimi i mirë është zakonisht rezultat i përvojës. Përvoja është zakonisht rezultat i gjykimit të gabuar.


- Të gjitha qeveritë vuajnë nga një problem endemik: Pushteti tërheq personalitete të çrregulluar.


- Nëse doni një shërbëtor besnik dhe që ju e pëlqeni, atëherë shërbejini vetes.


- Në përgjithësi, arti i qeverisjes përbëhet nga marrja e sa më shumë parave që të jetë e mundur nga një klasë e qytetarëve për t’ia dhënë një tjetre.


- Është shumë mirë që populli nuk e kupton se si banka dhe sistemi ynë monetar funksionon, sepse nëse e kuptonte, do të bënte revolucion nesër në mëngjes.


- Ata që marrin më shumë nga jeta, nuk janë ata që kanë jetuar një shekull, por ata që kanë jetuar çdo minutë.


- Mik i vërtetë është ai që të afrohet kur gjithë të tjerët të largohen.


- Ai që nuk mund të bindet, nuk mund të komandojë.


- Më frikëson më shumë një ushtri prej 100 delesh që u prin një luan, se sa një ushtri prej 100 luanësh që u prin një dele.


- Nuk ka kafshë më të egër se njeriu kur zotëron forcë të barabartë me pasionet e tij.


- E qeshura vret frikën, pa frikë, nuk ka besim. Pa frikën e djallit, nuk është i nevojshën zoti.


- Rregullat e fesë në agjërime dhe festa respektohen mjaft mirë. Të pasurit respektojnë festat dhe të varfërit agjërimet.


- Njeriu e vë veten në nivelin me të cilin të tjerët e vlerësojnë.


- Të jesh i zemëruar, do të thotë të hakmerrsh ndaj vetes tënde për gabimet e të tjerëve.


- Nëse gjithmonë bën atë që të pëlqen, të paktën një person është i kënaqur.


- Sigurisht që të gjithë jemi të barabartë para ligjit. Ndalohet e njëjta gjë, edhe të pasurit dhe të varfrit të flejnë poshtë urave, për të lypur dhe për të vjedhur bukë.


- Mund të kemi ardhur të gjithë me anije të ndryshme, por tani jemi të gjithë në të njëjtën barkë.


- Ata që kanë jetuar para nesh kanë bërë shumë, por nuk kanë përfunduar asgjë.


- Përpjekja për të sjellë parajsën në tokë, udhëheq, pa përjashtim, në ferr.


- Njeriu i lartë mendon vetëm drejtësinë. Njeriu inferior mendon vetëm për interesat e tij.


- Ekzistojnë tri kategori njerëzish: të dashuruarit e diturisë, të dashuruarit e nderit dhe të dashuruarit e fitimit.


- Arsimi, ashtu si një tokë pjellore, sjell të gjitha të mirat.


- Nuk ka asnjë të keqe për të përsëritur një veprim të mirë.


- Për gruan unë jam një e keqe e domosdoshme dhe gruaja për mua është një e mirë padobishme.


- Karriera e një piktori është si karriera e një prostitute: në fillim e bën atë për kënaqësinë e tij, pastaj për kënaqësinë e të tjerëve dhe, në fund, për të para.


- Të gjitha mendimet inteligjente janë menduar tashmë; e vetmja gjë e nevojshme është të përpiqemi t’i mendojmë prapë.


- Është akt kriminal vjedhja e një çante, e guximshme vjedhja e një pasurie, dhe madhështi vjedhja e një mbretërie. Akuza zvogëlohet kur faji rritet.


- Të ecësh me një mik në errësirë, është më mirë se sa të ecësh i vetëm në dritë.


- Nuk kam as para as burime, as shpresa. Jam njeriu më i lumtur


- Gabimi më i madh që mund të bëni në jetën tuaj është të kesh frikë vazhdimisht se do bëni gabim.


- Nëse mbyllni derën për të gjitha gabimet, e vërteta do të qëndrojë jashtë.



- Nëse pasioni u drejton juve, atëherë lërë arsyen të mbretërojë.


- Gruaja është si trëndafili: petalet bien për një javë, por gjembat mbeten.


- Sot njerëzit ndahen në tri kategori: ata që kanë, ata që nuk kanë, dhe ata që nuk kanë paguar ato që kanë.


- Disa njerëz shfryjnë sepse trëndafilat kanë gjemba. Unë jam mirënjohës që gjembat kanë trëndafila.

- Ata që e kanë mënyrën e tyre, besojnë se më e rëndësishme në botë është dashuria. Të varfërit dinë se është paraja.


- Jeta është një trëndafil, ku çdo petal është një iluzion dhe çdo gjemb është një realitet.


- Fshirja një pjese nga e kaluara, është si të fshish një pjesë përkatëse nga e ardhmja.


- Nëse nuk merrni atë që dëshironi, do të vuani. Nëse merrni diçka që nuk doni, përsëri do të vuani. Edhe kur merrni pikërisht atë që doni, ende mund të vuani për shkak se nuk mund ta mbani atë përgjithmonë. Mendjet tona janë programuar të jenë të pakënaqshme.


- Ndonjëherë ne ndërtojmë mure, jo për të mbajtur njerëzit jashtë, por për të parë se kush interesohet mjaft për prishjen e tyre.


- Tradhëtia bashkshortore, është dhe kjo një histori dashurie.


- Nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët për atë që unë bëj, por më intereson shumë se çfarë unë mendoj në lidhje me atë që bëj. Ky është karakteri!


- Harroni fyerjet, por kurrë mos harroni mirësinë.


- Sa keq që nuk mund të kesh një dashnor pa tradhëtuar burrin tënd.


- Veprimi nuk buron nga mendimi, por nga gatishmëria për përgjegjësi. 


- Sa më shumë punoj, aq më shumë me fat jam.


- Në fushën e ideve çdo gjë varet nga entuziazmi… në botën reale gjithçka qëndron mbi këmbënguljen.


- Ai që hedh ende shigjeta nuk është një harkëtar, ai që flet shumë ende nuk është një orator.


- Vetmia nuk do të thotë të jesh vetëm. Do të thotë se nuk u përkas ju, nuk ju kuptoj, nuk më kuptoni.


- Të bësh padrejtësi, është serioze. Më serioze, megjithatë, është që të vazhdosh ta kujtosh.


- Njohuria që fitohet me detyrim nuk ruhet në kujtesë.


- Një mendim i mirë, i cili është pranuar nga të gjithë në një shtet, bëhet ligj.


- Budallai kërkon se si të kapërcej vetminë, ndërsa i mençuri gjen mënyrë për të shijuar atë.


- Heshtja dhe vetmia janë miqtë më të mirë të shpirtit.


- Është e vështirë për të ndërtuar një projekt pa bërë gabime, por është e vështirë edhe pse bën diçka të pagabueshme të mos biesh në kritikë të padrejtë.


- Disa njerëz kanë aq turp kur huazojnë, sa që nuk guxojnë të kthejnë paratë e huazuara.


- Një libër është një histori për mendjen. Një këngë është një histori për shpirtin.


- Të rinjtë dinë çfarë nuk duan, para se ata të dinë se çfarë duan.


- Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria.


- E gjithë kjo pasuri mund largojë vetëm një të keqe: varfërinë.


- Ai që mungon asnjëherë nuk është pa faj. As i pranishmi pa justifikim.


- Kur dikush është i rreptë me veten, shumë rrallë dështon.


- Dijet që kam unë mund t’i ketë çdo njeri, por zemra ime është vetëm e imja.


- Ka shumë më tepër dashuri në miqësi sesa miqësi në dashuri.


- Nuk bëj asgjë, por do të përpiqem për t'ju bindur, të rinj apo të vjetër, të mos mendoni ato që keni, por veçanërisht të kujdeseni për përmirësimin më të madh të shpirtit. Virtyti nuk është bërë nga paratë, por nga virtyti vjen paraja. Ky është mësimi im, në qoftë se kjo është doktrina që korrupton të rinjtë, unë jam një njeri i keq


- Gjëja më e vështirë për t’u parë është ajo që ke para syve.


- Mos gjuaj me gur tek komshinjtë kur dritaret e tua i ke prej xhami.


- Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur.


- Ai që lufton mund të humbasë, por ai që nuk lufton, është i humbur.


- Nuk mund të jetë diçka domosdoshmërisht e drejtë sepse është ligjshme. Duhet të jetë e ligjshme, në qoftë se ajo është e drejtë.


- Një njeri me guxim është shumicë.


- Familja është shoqata e krijuar nga natyra për tu shërbyer nevojave të përditshme të njeriut


- Zoti ndihmon ata që ndihmojnë veten.


- Kur ligji dhe morali përplasen me njëri-tjetrin, qytetari ka zgjedhjen të humbi perceptimin e moralit apo të humbi respektin e tij për ligjet.


- Askush nuk duket më i pafajshëm, se sa një fajtor që nuk është më në rrezik.


- Më mirë i çmendur me të gjithë, se sa i kujdesshëm dhe vetëm.


- Një grua e bukur është ferr i shpirtit, pastruese e xhepit, dhe parajsë e syve.


- Është më mirë të jesh optimist kot më kot se të jesh pesimist pa arsye.


- Nëse nuk do të bëni ëndrrat tuaja realitet, realiteti do t'ju marrë ëndrrat tuaja.


- Është e lehtë të kesh parime kur je i pasur. Gjë e rëndësishme është të kesh parime kur je i varfër.


- Ëndërrojnë në flirtim, por në martesë zgjohen.


- Një skllav ëndrron lirinë, një njeri i lirë ëndërron pasurinë, një i pasur ëndrron fuqinë dhe një fuqishëm ëndërron lirinë.


- Njeriu i lirë është ai i cili nuk ka frikë për të shkuar deri në kufirin e logjikës së tij.


- Shkoni aq larg sa mund të shihni. Kur të arrini atje, do të jeni në gjendje për të parë akoma më larg.


- Nënat i duan fëmijët e tyre më shumë se etërit e tyre. Kjo është për shkak se, së pari, lindja e fëmijës është e dhimbshme, dhe së dyti, janë të sigurt se fëmijët që lindën janë pjellë e tyre.


- Rrënjët e shkollimit janë të hidhura, por frutet janë të ëmbla.


- Karakteri ynë është ajo që bëjmë, kur mendojmë se askush nuk na sheh.


- Një fëmijë hyn në shtëpinë tuaj dhe bën aq zhurmë për njëzet vjet, e cila është e vështirë të durohet. Pastaj, largohet duke e lënë shtëpinë aq të heshtur sa që mendoni se do të çmendeni.


- Injoranca është nata e mendjes, por një natë pa hënë dhe pa yje.


- Ndërsa përpiqemi për t'u mësuar fëmijëve tanë gjithçka për jetën, fëmijët tanë na mësojnë se çfarë është jeta.


- Së fundi, përfundoj në konkluzionin se ambicia ime më e lartë, është të jem ai që tashmë jam.


- Ata që në luftë kërkojnë me të gjitha menyrat për të shpëtuar jetën e tyre, zakonisht vdesin si frikacakë.


- Një gjysmë e vërtetë është shpesh një gënjeshtër e madhe.


- Sundoje atë! Bëje botën t’i shërbejë qëllimit tënd, por mos i shërbe asaj.


- Sa më shumë në mënyrë rigoroze dhe pa mëshirë kritikon veten tënde, aq më drejt dhe me butësi do të gjykosh të tjerët.


- Duhet të jesh vetvetja. Mos u shtirni!


- Një fëmijë mund t'i mësojë një të rrituri tri gjëra: të jetë i lumtur pa ndonjë arsye të veçantë, të jetë gjithmonë i zënë me diçka, dhe të di të kërkojë me gjithë forcën atë që dëshiron.


- Fati, për të arritur te unë, kalon brenda kushteve që krijon karakteri im.


- Në mënyrë tipike, kujtesën më të fortë e kanë ata që janë të ngadalshëm në të kuptuarit.


- Të gjithë shajnë detin, ndërsa fajin e ka era.


- Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur. Kush është ai? Askushi.


- Një i mençur në mesin e të paditurve, është si një vajzë e bukur në mes të verbërve.


- Shtresat e ulëta ngrenë krye për të qenë të barabartë, dhe të barabartët ngrenë krye sepse duan të jenë shtresë sunduese. Kjo është gjendja mendore që i krijon revolucionet.


- Nëse A është e barabartë me sukses, atëherë formula është: A është e barabartë me X plus Y plus Z, ku X është puna, Y është loja, Z është ta mbash gojën mbyllur.


- Shumica e njerëzve nuk duan në të vërtetë lirinë, sepse liria nënkupton marrjen e përgjegjësisë, dhe shumica e njerëzve i tremben marrjes së përgjegjësisë.


- Nuk ka mjerim më të madh se sa të jesh i pakënaqur me fatin tënd.


- Një udhëtim është si martesa: mënyra më e sigurt për të bërë gabim, është të mendosh se është nën kontrollin tënd.


- Trishtimi i tepërt qesh. Gëzimi i tepruar qan.


- Kur gratë na dashurojnë, ato na falin për gjithçka, edhe për krimet tona; kur nuk na dashurojnë, nuk na njohin meritën për asgjë, as edhe për virtytet tona.


- Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të bjerë për të fjetur i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes.


- Të gjitha veprimet e njeriut kanë si shkak një prej shtatë vijimeve: shans, natyra, detyrimi, zakoni, arsyeja, pasioni, dëshira.


- Pas kufirit të urisë, të pasur dhe të varfër janë të njëjtë.


- Fuqia e fatit është e njohur vetëm nga të dështuarit, sepse të suksesshmit i atribojnë gjithë suksesin e tyre vetëm maturisë dhe vlerës së tyre. 


- Pa ambicie, asgjë nuk fillon. Pa punë, asgjë nuk përfundon.


- Shumë premtime ulin besimin.


- Ai që i di të gjitha përgjigjet, nuk i janë bërë të gjitha pyetjet.


- Lëri të tjerët të krenohen se sa shumë faqe kanë shkruar. Preferoj të mburrem për ato që kam lexuar.


- Vendose dorën mbi furrë për një minutë dhe të duket si një orë. Ulu pranë një vajze të bukur për një orë dhe të duket si një minutë. Ky është relativitet.


- Të jeni në luftë me veset tuaja, në paqe me fqinjët tuaj, dhe çdo vit i ri të të gjejë njeri më i mirë.


- Njeriu është natyrshëm social dhe politik. Ai që mund të jetojë larg nga shoqëria njerëzore është ose kafshë ose zot.


- Ai që këndon, shkon nga gëzimi në melodi. Ai që dëgjon, shkon nga melodia në gëzim.


- Njeriu trim zakonisht vuan pa u ankuar, ndërsa të dobtit ankohen pa vuajtur


- Mos fol, nëse nuk ke për ta përmirësuar heshtjen.


- Ai që bën gjërat vetëm për interesin e tij personal, do të bëjë shumë armiq.


- Mënyra më e mirë për të jetuar me nder në botë, është të jesh në të vërtetë ai që je dhe nëse vëzhgoni, do të shihni se të gjitha virtytet njerëzore rriten dhe forcohen me praktikën.


- Kënaqësia i bën të varfërit të pasur, pakënaqësia i bën të pasurit të varfër.


- Ekzistojnë tre karaktere: ai që tregojmë, ai që kemi, dhe ai që mendojmë se kemi.


- Një problem në këtë botë, është se: shumë më e lehtë është të heqish dorë nga veset e mira se sa të këqijat.


- Mbani sytë tuaj nga yjet dhe këmbët tuaja në tokë.


- Teori është kur njeriu din gjithçka dhe asgjë nuk funksionon. -Praktikë është kur gjithçka funksionon, por askush nuk e di përse. Tek ne teoria dhe praktika janë të bashkuara: asgjë nuk funksionon dhe askush nuk e di përse.


- Nuk jam rezultat i rrethanave të mia. Jam rezultat i vendimeve të mia.


- Gjërat që duhet të bëni, i mësoni duke i bërë.


- Qëllimi i të mençurve është jo për të sjellë kënaqësi, por për të shmangur dhimbjen.


- Njeriu inteligjent do të gjej rrugëdalje nga një situatë e vështirë. I mençuri nuk do të gjenden në këtë situatë.


- Ndërsa filozofët janë në sherr për të argumentuar nëse është virtyti më i rëndësishëm, apo kënaqësia, ju gjeni rrugën që t'i keni të dyja.


- I varfër nuk është njeriu që ka pak, por ai dëshiron më shumë.


- Njerëzit janë me të ndjeshëm kur përcmohen nga të tjerët sesa kur përcmohen nga vetja e tyre.


- Ndonjëherë jeta i ndan dy njerëz vetëm për të treguar se sa të rëndësishëm janë ata për njëri-tjetrin.


- Demokraci është atëherë kur sundues janë të varfërit dhe jo të pasurit.


- Një nga privilegjet e fundit e meshkujve, është se nuk ka nevojë të jenë të bukur që të magjepsin.


- Kush duket i mençur midis budallenjve, duket budalla midis të mençurve.


- Një qindarkë e kursyer është një qindarkë e fituar.


- Ndershmëria është kapitulli i parë në librin e mençurisë.


- Kur përdhunimi bëhet i pashmangshëm, atëherë shtrihu në tokë dhe shiko të edukohesh.


- Njeriu është absolutisht i lirë, dhe kështu, është plotësisht përgjegjës.


- Ndoshta virtyti nuk është asgjë më shumë, se sa mirësjellja e shpirtit.


- Nëse dëshironi shumë gjëra, atëherë shumë gjëra do t’ju duken pak.


- Fati nuk është i rastësishëm, është mundim. Buzëqeshja e suksesit fitohet.


- Nuk është e mundur të jesh i lumtur pa qenë i mençur, i ndershëm dhe i drejtë. As të jesh i mençur, i ndershëm dhe i drejtë, pa qenë i lumtur.


- Njohuria është krenare që di aq shumë.

Mençuria ka turp që nuk di më shumë.

- Shumë herë, duhet të shtiresh se mer pjesë në një tubim për të cilën nuk keni asnjë interes të vërtetë, me qëllim që të arrini aty ku doni.


- Të mençurit flasin, sepse kanë diçka për të thënë. Budallenjtë flasin, sepse diçka duhet të thonë.


- Bukuria është manifestim i ligjeve sekrete natyrore, të cilat përndryshe do të na fshiheshin ne përgjithmonë.


- As pasuria e madhe , as varfëria e madhe, nuk e dëgjojnë zërin e arsyes.


- Shpesh është më e vështirë t'i drejtosh arsyen një gruaje, se sa në vazhdim të flesh me të.


- Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë.


- Kur një njeri të shkakton zemërim, do të thotë se ai është më i fortë se ti.


- Të gjitha veprimet njerëzore kanë një ose më shumë prej këtyre shkaqeve: fati, natyra, detyrimi, zakoni, arsyeja, pasioni, dëshira.


- Nga nëntë raste në dhjetë, gruaja shfaq më shumë dashuri sesa ndjen.


- Në qoftë se paratë nuk sjellin lumturi, mi jepni mua.


- Vetmia është e mirë, por gjithsesi të duhet dikush, që të të thotë se vetmia është e mirë.


- Sekreti i suksesit: të premtosh më pak, të japësh më shumë.


- Tri gjëra e karakterizojnë njeriun e mençur: Së pari, bën ato që këshillon të tjerët të bëjnë. Së dyti, nuk bën asgjë që është në kundërshtim me të vërtetën. Së treti, është i durueshëm me dobësitë e të tjerëve.


- Kush nuk di dhe nuk e di se nuk di, është i çmendur, shmangeni atë.

Kush nuk di dhe e di se nuk di, është fëmijë, arsimoje.
Kush di dhe nuk e di se di, është në gjumë, zgjoje atë.
Kush di dhe e di se di, është i mençur, ndiqeni.

- Gjëja më e mirë që ka për të bërë dikush që nuk është i sigurtë në vetveten e tij, është të heshti.


- Kush është i ditur? Ai që mëson prej gjithkujt. Kush është i fuqishëm. Ai që i qeveris pasionet e tij.


- Në fund, nuk do të kujtojmë fjalët e armiqve tanë, por heshtjen e miqve tanë.


- Heshtja është flori, kur nuk mund të mendosh një përgjigje të mirë.

- Nuk është e mundur për të kuptuar njeriun me shikim të parë. Virtytet zakonisht i mbulon perdja e modestisë, ndërsa defektet veshin maskën e hipokrizisë.


- Mënyra më e sigurtë për të mbetur i varfër, është, të jesh i ndershëm.


Çdo kartmonedhë është kartë krediti e të varfërve.


Nëse ligji i materializmit ishte ligji i vërtetë, çdo gjë do të ishte e qartë. "Pse-ja" e fenomeneve do të reduktohej në "si". Arthur Schopenhauer


Disa njerëz janë si retë, kur zhduken ... dita bëhet më e bukur.


Sinqeriteti e bën njeriun më të parëndësishëm të ketë më shumë vlerë se sa hipokriti më i talentuar.


Sa më pak e meritojmë fatin e mirë, aq më shumë shpresojmë që të kemi.


Në më të mirën e tij, njeriu është më fisniku i të gjitha kafshëve; po të mos ishin ligji dhe drejtësia ai do të ishte kafsha më e keqe.


Shumica e atyre që do të bëhen në të ardhmen, janë të njëjta me ato që janë bërë.


Mënyra më e mirë për të bërë që ëndrrat tuaja të dalin të vërteta, është që të zgjoheni.


Studioni të kaluarën në qoftë se doni të përcaktoni të ardhmen.


Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron.


Duhet të shohësh dhe të dëgjosh, por të dish të heshtësh.


Bota është një ferr, ku njerëzit janë nga njëra anë, shpirtrat e torturuar, dhe nga ana tjetër, djajtë. Arthur Schopenhauer


Do të jesh i pasur kur ti e kupton se ke mjaft.


Çdokush mund të zemërohet, kjo është e lehtë. Por të zemërohesh me personin e duhur, në masën e duhur, për arsyen e duhur në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur, kjo nuk është e lehtë.


Mund të bëni çdo gjë në këtë botë, nëse jeni të përgatitur për t'u përballur me pasojat.


Është e rrezikshme të jesh i sinqertë, me përjashtim nëse je dhe idiot.


Të mos korrigjojë gabimet e tij dikush, është një gabim i madh.


Mos humbni kohën tuaj me anketat sociale. Ajo çfarë u intereson të varfërve, është varfëria. Ajo që u intereson të pasurve, nuk na intereson.


Të ankohesh në lidhje me të keqen, e dyfishon, të qeshësh me të keqen, e asgjeson.


Njerëzit e zgjuar nuk kanë nevojë për këshilla. Budallenjtë nuk i pranojnë ato.


Nëse mund të bëni një vajzë të qeshur, mund ta bëni atë të bëjë gjithçka.


Mënyra më e mirë për të dhënë këshilla, është të bësh atë që e merr, të besojë se e kishte menduar vetë.


Gjithçka që kërkoj, është një mundësi për të provuar se paratë nuk mund të më bëjnë të lumtur.


Shkenca është ajo çfarë dimë. Filozofia është ajo çfarë nuk dimë.


Fanatik është dikush që nuk dëshiron të ndryshojë mendje, dhe nuk dëshiron të ndryshojë temë.


Ndëshkimi është e fundit, dhe më pak efektive në duart e legjislaturës për të parandaluar krimin.


Për gjërat që nuk mund të flasësh, duhet të heshtësh.


"Cila është ambicia juaj në jetë?"

"Të bëhem i pavdekshëm dhe pastaj të vdes".

Shumë ligje, shumë urdhëra i kam shkelur, por kurrë fjalën time.


Është i pasur ai i cili është i kënaqur me pak. Kënaqshmëria është pasuria natyrore, luksi është varfëria artificiale.


Kur dikush thotë se nuk bëhet fjalë për para, por është çështje parimi, atëherë bëhet fjalë për paratë.


Fitorja jonë më e madhe nuk është të mos biem kurrë, por të ngrihemi sa herë që biem.


Dashuria është një shpirt që banon në dy trupa.


Njerëzit që ecin përpara në këtë botë janë ata që ngrihen dhe kërkojnë për rrethanat që ata duan, dhe kur nuk i gjejnë, i krijojnë.


Shkaku i shkurorëzimeve pranuar nga shoqëria është qesharak, një karakter i keq është shumë më serioz se shkaku i pabesisë martesore.


Të jesh brilant nuk ka asnjë vlerë, nëse ti nuk respekton asgjë.


Ndodh ndonjëherë që gruaja fsheh gjithë pasionin që ajo ndjen për një burrë, dhe burri mund të shtiret për të gjithë pasionin që nuk ka.


Liria do të thotë përgjegjësi. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz e kanë frikë.


Të gjitha arsyetimet e burrave nuk janë me vlerë sa një ndjenjë e grave.


Artist amator është ai që ushqehet nga një punë tjetër. Artist profesionist është ai që ushqehet nga gruaja e tij.


Të pakuptuarit përfshihen në dy kategori: femrat dhe shkrimtarët.


Në një shtet që qeveriset mirë, varfëria është e turpshme. Në një shtet që qeveriset keq, pasuria është turp. 


Në luftë: vendosmëri. Në humbje: qëndrueshmëri. Në fitore: zemërgjerësi. Në paqe: dëshirën e mirë.


Nuk ka asgjë të keqe që njerëzit të posedojnë pasuri. E keqja është kur pasuria posedon njerëzit.


Mendjet e mëdha diskutojnë idetë, mendjet mesatare diskutojnë ngjarjet, mendjet e dobëta diskutojnë për të tjerët.


Zemërimi asnjëherë nuk është pa arsye, por rrallë me një të mirë.


Fantazia e gruas është shumë e shpejtë. Kalon vertëtimthi nga admirimi në dashuri, nga dashuria në martesë.


Një mik i mirë dhe hija, shfaqen vetëm kur dielli shkëlqen.


Ata që heshtin thonë shumë më tepër se ata që flasin gjatë gjithë kohës.


Demokraci është atëherë kur sundues janë të varfërit dhe jo të pasurit.


Ka rregulla në fat, jo të gjitha janë fat për njerëzit e zgjuar. Fati mund të ndihmohet nga aftësia.


Kushdo që nuk mund të kuptojë heshtjen tuaj, nuk mund të kuptojë as fjalët tuaja.


Disa njerëz mendojnë për gjërat ashtu si janë dhe pyesin 'pse'. Unë i ëndërroj ashtu si dëshiroj të jenë dhe  mendoj 'pse jo'.


Frika, ndryshe nga të gjitha mëkatet e tjera, e bën një njeri të mendojë më të mirën për të tjerët, dhe më të keqen për veten e tij.


Nëse dëshironi shumë gjëra, atëherë shumë gjëra do t’ju duken pak.


Një padrejtësi nga e cila ne kemi fituar, quhet fat. Një padrejtësi nga e cila përfiton dikush tjetër, quhet skandal.


Më mirë të heshtësh për njëqind gjëra që duhet të flasësh, se sa të flasësh për një gjë që duhet të heshtësh.


Gënjeshtrat optimiste kanë një vlerë të madhe terapeutike, ku mjeku i cili nuk di ta thotë në mënyrë bindëse, ka zgjedhur profesionin e gabuar.


Parajsa, siç përshkruhet konvencionalisht, është një vend kaq i kotë, kaq indiferent, kaq e padobishme, kaq e mjerueshme që askush kurrë nuk ka provuar ndonjëherë për të përshkruar një ditë të tërë në parajsë, edhe pse shumë kanë përshkruar një ditë në bregdet.


Dashuria e parë: pak marrëzi dhe shumë kureshtje.


Edhe pse njerëzit kënaqen në lidhje me veprat e tyre të mëdha, shpesh këto nuk janë rezultatet e një projekti të madh, por të fatit.


Inteligjenca e lartë pa arsim është si argjendi në minierë.


Miku që fsheh difektet tona, është më pak i dobishëm se armiku që na akuzon.


Një i pasur nuk është gjë tjetër veçse një i varfër me para.


Para se të flisni pyesni veten: Ajo që do të them është e sjellshme, është e nevojshme, është e vërtetë, është më mirë se heshtja?


I lumtur është ai njeri që di se çfarë të mbajë mend nga e kaluara, çfarë të shijojë në të tashmen, dhe çfarë të planifikojë për të ardhmen.


Mos lejoni të djeshmen të shpenzojë kaq shumë nga e sotmja.


Një jetë e kaluar në gabime është shumë më e lavdërueshme dhe shumë më e dobishme se një jetë e kaluar duke mos bërë asgjë.


Fati na i plotëson dëshirat, por në mënyrën e tij, me qëllim që të na japë diçka përtej dëshirave tona.


Ka dy tragjedi në jetë: Njëra është dështimi për të përmbushur dëshirat tona. Tjetra është përmbushja e të gjitha dëshirave tona.


Kur dikush bën diçka nga e cila ndjen turp, deklaron se ai bëri detyrën e tij.


Mëngjesi është rinia e ditës, është i gëzuar, i freskët dhe i lehtë. Mos humbisni duke u zgjuar vonë. Arthur Schopenhauer


Lehtë mund të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira. Tragjedia e vërtetë e jetës është kur njerëzit kanë frikë nga drita.


Njerëzit janë me të ndjeshëm kur përcmohen nga të tjerët sesa kur përcmohen nga vetja e tyre.


Ti e harron fajin tënd kur ia tregon një tjetri, por zakonisht tjetri nuk e harron.


Askush nuk flet më më shumë pasion për të drejtën e tij sesa ai që, në thelb të shpirtit, ka një dyshim për të drejtën e tij.


Ai i cili dëshiron të jetojë me qetësi dhe në mënyrë paqësore, nuk duhet të thotë ato që di, as të kritikojë atë që ai sheh.


Një njeri që ka mend dhe e di, mund të mundi dhjetë që nuk kanë dhe nuk e dinë.


Të kesh një vlerësim personal: kjo nuk do të thotë ta matësh një gjë sipas kënaqësisë ose pakënaqësisë që të shkakton, ty dhe njerëzve të tjerë.


Mungesa e pasionit e shuan etjen për dije. Shpirtrave të akullt nuk u besoj. Ai që di të gënjejë, nuk di ç'është e vërteta.


Duhet së pari të kesh shumë durim për të mësuar që të kesh durim.


Instinkti i nënës e bën gruan të preferojë një të dhjetën e një burri të kategorisë së parë, nga ekskluziviteti i një burri të kategorisë së tretë.


Ajo që kam arritur me filozofinë është të bëj me dëshirën time, atë që të tjerët bëjnë sepse kanë frikë ligjet.


Filozof është dikush që thotë: "E dimë se kjo është në fakt e mundur. Duam të kuptojmë nëse është e mundur dhe në teori".


Kujdes shpenzimet e vogla. Një e çarë e vogël mund të fundosë një anije të madhe.


Premtimi i dhënë ishte një domosdoshmëri e së kaluarës. Arsyeja se pse nuk është mbajtur, është një domosdoshmëri e së tashmes.


Duhet t'ju interesojë më shumë karakteri juaj se sa fama e juaj, sepse karakteri juaj është ajo që në të vërtetë jeni, dhe fama e juaj është thjesht ajo që të tjerët mendojnë se ju jeni.


Jam jashtëzakonisht i durueshëm, me kusht që në fund të kalojë e imja.


Për të patur sukses në botë nuk është e mjaftueshme të jesh budalla, duhet gjithashtu të jesh i sjellshëm.


Dashuria zhvesh trupat. Miqësia zhvesh karakteret.


Marrëdhënia seksuale nuk është një marrëdhënie personale. Mund të jetë e shfrenuar dhe e pasionuar në mes të dy personave të cilët nuk mund të përballojn njëri-tjetrin as dhe një ditë në çdo lloj marrëdhënie tjetër.


Nevoja nuk bën kurrë pazare të mira.


Mos e humbni kohën tuaj me anketat sociale. Ajo që u intereson të varfërve, është varfëria. Ajo që u intereson të pasurve, nuk na intereson.


Ju shihni lart, kur kërkoni të lartësoheni. Por unë shoh poshtë sepse jam lart.


Anglezët mendojnë se kur i imponojnë vetes së tyre mungesën e rehatisë, ndjekin një rregull moral.


Të lexuarit na sjell miq të panjohur.


Të gjitha arrijnë në kohë për ata që dinë të presin.


Jeta është gjë e mjerueshme. Vendosa për të kaluar jetën time duke menduar vetëm ketë. Arthur Schopenhauer


Jeta është një teatër i madh, ku luhet e njëjta tragjedi me tituj të ndryshëm. Arthur Schopenhauer


Fjalët e gabuara nuk janë vetëm të dëmshme, por infektojnë me ligësi dhe shpirtin


Që të marshojë dikush në jetë, mirë është të furnizohet me rezerva të mëdha të largpamësisë dhe drejtësisë. Me të parën do të mbrohet nga dëmtimet dhe humbjet, dhe me të dytën nga grindjet dhe mosmarrëveshjet. Arthur Schopenhauer


Gjenialiteti në jetën e përditshme është aq i dobishëm, sa një teleskop astronomik në një teatër. Arthur Schopenhauer


Në një botë të shëmtuar dhe të mjeruar, madje edhe më të pasurit nuk mund të blejnë veçse shëmtinë dhe mjerimin.


Është syri i të tjerëve që na rrënon ne. Nëse do të isha i verbër nuk do të doja as rroba të bukura, as shtëpi të bukur, as mobilje të bukura.


Vjedhja dhe trashëgimia, janë dy burimet e pasurisë.


Fanatizëm është të dyfishosh përpjekjet, ndërsa ke harruar qëllimin.


Një gote me ujë e shuan më mirë etjen se sa një fuçi verë. Aplikoni këtë në paratë.


Kush kontrollon të shkuarën kontrollon të ardhmen. Kushdo që kontrollon të tashmen kontrollon të shkuarën.


Përça dhe sundo, bërtasin politikanët; bashko dhe prij është kryefjala e mençurisë.


Thonë gjithmonë se koha i ndryshon gjërat, por në realitet duhet t'i ndryshosh ti vetë.


Njerëzit veprojnë më shumë për shkak të frikës se për shkak të respektit.


Ndjeni keqardhje për të pasurit: në qoftë se i ruajnë paratë e tyre, konsiderohen dorështrënguar, në qoftë se shpërdorojnë për veten e tyre, egoistë, dhe nëse i ndajnë me të varfërit, budallenj.


Të gjithë jemi skizofren, por ai që mund të analizoje iluzionet e tij, quhet filozof.


Gjithnjë ka pak çmendi në dashuri. Por gjithnjë ama, ka ca arsye në cdo çmendi.


Në vetmi i vetmuari shqyen veten e tij, në shoqëri e shqyejn të tjerët.


Çdo kush e ka të drejtë të më pyesë, por një të marri e kam vështirë t'i përgjigjem.


Ai i cili nuk është i kënaqur me atë që ai ka, nuk do të jenë të kënaqur edhe me atë që ai do të donte që të ketë.


Bëni gjithmonë atë që dëshironi, por të jeni, para së gjithash njerëz që dinë se ç'dëshirojnë.


Gjithkush dëshiron të shkojë në parajsë, por askush nuk dëshiron të vdesë.


Dashuria dëshiron, frika mënjanon. Nga kjo varet fakti që nuk mund të jesh, të paktën në të njëjtën kohë, edhe i respektuar edhe i dashuruar nga i njëjti person.


Atë që vemja e quan fundi i botës, jeta e quan flutur.


Dashuria është një gjë ideale, martesa një gjë e vërtetë. Konfuzioni i idealit me të vërtetën, kurrë nuk mbetet pa u ndëshkuar.


Burrat, të drejtat e tyre dhe asgjë më shumë. Gratë, të drejtat e tyre dhe asgjë më pak.


Dashuria është një oqean emocionesh i rrethuar nga shpenzimet.


Logjika të çon nga A në B. Fantazia të çon kudo.


Rregulli i parë: Kurrë mos humbisni para. Rregulli i dytë: Asnjëherë mos harroni rregullin e parë.


Është më mirë të rrezikosh shpëtimin e një njeriu fajtor sesa të dënosh një njeri të pafajshëm.


Të jesh njeriu më i pasur në varrezë nuk ka rëndësi për mua.


Nëse keni fatin në anën tuaj, mund të mbijetoni pa mendjen.


Dita e sotme është sa dy të nesërme.


Përtacia ecën kaq ngadalë, sa që menjëherë e arrin varfëria.


Pesimisti ankohet për erën. Optimisti pret erën të ndryshojë. Dhe realisti rregullon velat.


Një nga përdorimet më të këqija të kohës, është të bësh diçka shumë mirë që nuk është e nevojshme të bëhet.


Të jesh në gjendje të durosh vetminë dhe gjithashtu ta shijosh atë, është një aftësi e madhe.


E fillon duke harruar të duash të tjerët, dhe përfundon duke mos gjetur më asgjë tek vetja jote që të jetë e denjë për t'u dashur.


Paraja është si gratë, duhet të meresh me të, përndryshe do të bëjë dikë tjetër të lumtur.


Si trup, çdokush është i vetëm, si shpirt kurrë.


Trupi shkrihet nga dembelizmi dhe shpirti nga indiferenca.


Çdo moment lumturie kërkon një sasi të madhe injorance.


Kushdo që nuk ka frikë nga vetja e tij, nuk mund të shkaktojë frikë.


Për trimërinë, më shumë se të gjithë flet frikacaku, ndërsa për mirësjelljen, i pasjellshmi.


Një miqësi që ngjan me dashurin, është e ngrohtë. Një dashuri që ngjan me miqësinë, është e qëndrueshme.


Ligjet e buta rrallë përfillen, ligjet e ashpra rrallë zbatohen.


Është e vështirë të qëndrojë drejt një thes bosh.


Vajzat dashurohen për ato që janë; djemtë për çfarë premtojnë të jenë.


Në një botë të shëmtuar dhe të mjeruar, madje edhe më të pasurit nuk mund të blejnë asgjë tjetër veçse shëmtinë dhe mjerimin.


Në këtë moment paniku, kam frikë ata që kanë frikë.


Dënimi i një gënjeshtari nuk është se e nuk besojnë atë, por se ai nuk mund t'i besojë askujt.


Përpjekja për të sjellë parajsën në tokë, udhëheq pa përjashtim, në ferr.


Çdo njeri është i ndershëm aq sa mundet. Të besosh se të gjithë njerëzit janë të ndershëm, është marrëzi. Të besosh se askush nuk është i ndershëm, është diçka më e keqe.


Ai që flet nuk di. Ai që di nuk flet.


Asnjë nuk e dashuron një femër sepse është e bukur apo e shëmtuar, budallaqe apo inteligjente. E duam sepse thjesht e duam.


Çdo ditë ne duhet të dëgjojmë të paktën një këngë të vogël, të lexojmë në poezi të bukur, të shohim një pikturë të arrirë, dhe, nëse është e mundur, të flasim sa më pak fjalë.


Huadhënësit kanë kujtesë më të mirë se borxhlinjtë.


Është e lehtë të shikosh, vështirë të parashikosh.


Filozofi është njeriu që di vlerën e secilit. E kuptoni tani pse mendimi tij nuk i pëlqen askuj?


Të jetosh dhe të jesh optimist, do të thotë të jesh mjaft budalla për të besuar se më të mirat do të vijnë në të ardhmen.


Mënyra më e sigurtë për të qëndruar i varfër, është të jesh i sinqertë.


Jeta juaj është fryt i veprave të tua. Nuk keni asnjë për të fajësuar, përveç vetes.


Asnjëherë mos debato në tryezën e darkës, sepse ai që nuk është i uritur gjithmonë gjen argumentin më të mirë.


Kushdo që fle me zhurmë të vazhdueshme, zgjohet nga heshtja.


Nesër çdo gabim mund të ndreqej, por e nesërmja nuk vjen kurrë.


Koha është monedha e jetës tuaj. Kjo është e vetmja monedhë që ju keni, dhe vetëm ju mund të vendosni se si do ta shpenzoni. Por kujdes, mos lejoni njerëz të tjerë ta shpenzojnë atë për ju.


Nëse ndjehesh i pikëlluar, jeton në të kaluarën. Nëse je i shqetësuar, jeton në të ardhmen. Nëse je i qetë, jeton në të tashmen.


Nuk ka mjerim më të madh se sa të jeni të pakënaqur me fat tuaj.


Shumica thonë të vërtetën kur pretendojnë se përbuzin pasurinë. Nënkuptojn pasurinë e të tjerëve.


Fjalët e sinqerta nuk janë të bukura. Fjalët e bukura nuk janë të sinqerta.


Të mos bësh asgjë, është më mirë se sa të jesh shumë i zënë duke bërë asgjë.


Dashuria është triumfi i imagjinatës mbi inteligjencën.


Kushedi se ç’kënaqësi duhet të jetë për një femër të vuajë për personin që do.


Sigurisht që dua të jem i pasur, por nuk jam i gatshëm për të bërë atë që duhet për t'u bërë i pasur.


Një enë formohet nga një copë balte nga puna e kujdesshme, por është vakumi brenda në enë që e bën atë të dobishme.


Udhëheqësit e mëdhenj, njerëzit nuk e dinë se ekzistojnë. Udhëheqësit më të vegjël, njerëzit i duan dhe i lavdërojnë. Akoma më të vegjëlit, njerëzit i kanë frikë, edhe akoma më të vegjëlit, njerëzit i urrejnë.


Dashuria është më e fortë se të gjitha pasionet, sepse ajo në të njëjtën kohë sulmon kokën, zemrën dhe shqisat.


Nëse nuk dëshironi të punoni, duhet të punoni për të fituar para të mjaftueshme që të mos keni nevojë të punoni.


Shumica e grave dorëzohen më shumë nga dobësia sesa nga pasioni. Kështu që zakonisht burrat ''agresiv'', kanë më shumë sukses se të tjerët, edhe kur ata nuk janë tërheqës.


Mos beso asgjë nga ato që dëgjoni, dhe vetëm gjysmën e asaj që shihni.


Kujdesuni të ndëshkoni të metat tuaja, që të mos ndëshkoheni nga ato.


Veprimi shëron frikën. Mosveprimi krijon terror.


Premtojmë sipas shpresave tona dhe zbatojmë në përputhje me frikën tonë.


Durimi ka kufijtë e saj. Në qoftë se shkon shumë larg, arrin kufijtë e frikës.


Jam pesimist për shkak të inteligjencës, dhe optimist për shkak të vullnetit.


Nëse keni ndërtuar kështjella në ajër, puna juaj nuk është tretur. Atje duhet të jetë. Tani vini themelet poshtë tyre.


Disa njerëz mendojnë se vlejnë shumë para, vetëm dhe vetëm sepse ata i kanë.


Ata që sakrifikojnë lirinë për sigurinë, nuk e meritojnë as lirinë as sigurinë.


Koha, është e ngadaltë për ata që presin, e papritur për ata që kanë frikë, e pafundme për ata që mbajnë zi dhe e paktë për ata që kalojnë mirë. Por, për ata që dashurojnë, koha, sido që të jetë, është e përkryer.


Të shkosh përtej gjërave është po aq keq sa t’i biesh shkurt.


Mos e humbni kohën tuaj duke u përpjekur për të shpjeguar, njerëzit dëgjojnë vetëm atë që duan të dëgjojnë.


Duhen plot punë të mira që të krijosh reputacion të mirë, dhe duhet vetëm një punë e keqe që ta humbasësh atë.


Ajo që është e rëndësishme, nuk është të jesh optimist apo pesimist, por të jesh i vendosur.


Burrat harrojnë, por kurrë nuk falin. Femrat falin, por kurrë nuk harrojnë.


Që ti thuash të vërtetën dikuj që nuk të kupton, ndonjëherë është më keq sesa ta gënjesh.


Njeriu nuk mund të zbulojë oqeane të reja, nëse nuk ka guximin për t'u larguar nga bregu.


Në thellësi, në qendrën e qenies tuaj e keni përgjigjen. E dini se kush jeni dhe e dini se çfarë dëshironi.


Nëse nuk ndryshon drejtim, mund të përfundosh atje ku shkon.


Në kohën e artë qeveritarët ishin të panjohur. Në kohën tjetër qeveritarët ishin të dashur dhe të respektuar. Pastaj erdhi koha kur qeveritarët i kishin frikë. Dhe më në fund erdhi koha që i urrejnë.


Duhet të bashkëjetojnë pesimizmi i njohurisë me optimizmin e vullnetit.


Birra është prova se Perëndia na do dhe dëshiron që të jemi të lumtur.


Guximi është ajo që duhet të ngrihesh dhe të flasish. Guximi është gjithashtu ajo që duhet të ulesh dhe të dëgjosh.


Një turist nuk e di se ku ndodhet. Një udhëtar nuk e di se ku shkon.


Urrejtja është aktive, zilia është pasive; por ka vetëm një hap midis zilisë dhe urrejtjes.


Burrat harrojnë, por kurrë nuk falin. Femrat falin, por kurrë nuk harrojnë.


Një udhëtim një mijë kilometra fillon me një hap.


Budallai as nuk fal as nuk harron.

Naivi edhe fal edhe harron.
I mençuri fal por nuk harron.

Njerëzit janë të gatshëm për të ndihmuar, per aq sa nuk kanë mundësinë për ta bërë.


Shumë njerëz shpenzojnë paratë që nuk kanë për të blerë gjëra që nuk u duhen, për të bërë përshtypje te njerëzit që kanë inat.


Kur kërkojmë këshilla, zakonisht kërkojmë bashkëfajtorë.


Shtëpinë e njeriut të punësuar, uria e shikon nga jashtë, dhe nuk guxon të hyjnë brenda.


Mos e shpërdoro kohën, sepse është lënda prej së cilës përbëhet jeta.


Askush nuk mund të ketë për një kohë të gjatë një fytyrë për veten e tij, dhe një tjetër për shumë të tjerë, pa u ngatërruar përfundimisht se cila nga të dyja është e vërtetë.


Më duket se gjysma e dytë e jetës së njeriut, nuk përbëhet nga asgjë tjetër, veçse veseve që ka përfituar në gjysmën e parë.


Kur të pasurit bëjnë luftë, janë të varfrit ata që vdesin.


Dikur, duhej të ishe i famshëm për t'i lejuar vetes të bëjë një skandal, tani duhet një skandal për t'u bërë i famshëm.


Në jetë ka dy llojë njerëzish: optimistët dhe pesimistët. Pesimistët kanë zakonisht të drejtë. Por nëse njerëzimi ka arritur deri këtu, kjo u detyrohet optimistëve.


Ki durim me të gjitha gjërat, por mbi të gjitha të kesh durim me veten tënde.


Të dish se çfarë është e drejtë dhe mos ta bësh atë, është burracakëria më e madhe.


Divorci është ndoshta i së të njëjtës datë si martesa. Unë besoj, megjithatë, se martesa është disa javë më e vjetër.


Injoranca çon në frikë, frika çon në urrejtje dhe urrejtja çon në dhunë. Ky është ekuacioni.


Pasqyrat dhe marrëdhëniet e shtratit janë të urryeshme, sepse e shumëfishojnë numrin e njerëzve.


Gjithë fuqia njerëzore është e përbërë nga durimi dhe koha.


Nuk është e tmerrshme nëse ju fyen, tallën apo grabitën. E tmerrshme është në qoftë se ju nuk mund të harroni ato.


Nuk ka ekzistuar kurrë një luftë e mirë, ose paqe e keqe.


Mos u shqetësoni nëse të tjerët nuk të kuptojnë ty. Shqetësohuni kur ju nuk i kuptoni të tjerët.


Asgjë nuk është aq e urryer se sa fati mirë i të tjerëve.


Gjithmonë do të doja të shoh anën optimiste të jetës, por jam mjaft realist të di se jeta është më e komplikuar.


Dhurata më e madhe është shëndeti. Pasuria më e madhe është kënaqësia. Dhe marrëdhënia më e mirë është besimi.


Logjika praktike është mbledhja e paragjykimeve të përfituara në moshën 18-vjeçare.


Pesimizmi kurrë nuk ka fituar asnjë betejë.


Optimisti interesohet për jetën, pesimisti për kuptimin e saj.


Mënyra më e mirë për tu mashtruar, është të pretendosh se jeni më i zgjuar se të tjerët.


Ndjenja e përgjegjësisë e cila gjithmonë kontrollon individët, zhduket në një turmë.


Cilado parti, që pretendon se shiu ra si rezultat i veprimeve të saj, nuk duhet të habitet kur kundërshtarët e fajësojnë për thatësirën. 


Siç thonë ndërtuesit, gurët e mëdhenj nuk qëndrojnë mirë pa gurët e vogël.


Guximi është të dish se çfarë mos të kesh frikë.


Një hero lind në mes të 100, një i mençur në mes të 1.000, por një njeri i kompletuar nuk mund të gjendet as në mes të 100.000.


Nuk fle çdo sy i mbyllur dhe nuk sheh çdo sy i hapur.


Ai që është i zoti të shfajësohet, rrallë është i zoti për diçka tjetër.


Lumturia nuk është një ideal i arsyes, por i imagjinatës.


Dikur njerëzit studionin për të përsosur veten e tyre. Tani studiojnë për të shkaktuar admirimin e të tjerëve.


Një grua e çliruar është ajo që kishte jetë seksuale para martesës, dhe punë më pas.


Në një ndarje, ai që nuk është me të vërtetë i dashurur, është ai që thotë fjalët më të buta.


Nëse gazetat e një vendi janë të mbushura me lajme të mira, atëherë burgjet e këtij vendi janë mbushur me njerëz të mirë.


Heshtja është një mik besnik i cili kurrë nuk do të të tradhtojë.


Me gratë është më mirë të jesh i ''pacipë'' se sa tepër i kujdesshëm. Arrini qëllimin tuaj më shpejt dhe në mënyrë të sigurt.


Dhuna maskohet vetëm me gënjeshtra, dhe gënjeshtrat mbahen vetëm me forcë.


Morri ha bimët, ndryshku hekurin, dhe gënjeshtra shpirtin.


Nuk e dija se ekzistonin kaq shumë idiotë në botë deri sa fillova përdorimin e internetit.


Kur një burrë flet me një grua për mëkatet e tij, zakonisht e bën këtë për të shtuar edhe një.


Nëse keni frikë, mos e bëj atë. Nëse e bëni, mos kini frikë.


Zgjidhni një punë që ju pëlqen, dhe kurrë nuk do të duhet të punoni as dhe një ditë të vetme në jetën tuaj.


Kur jeni të zemëruar, numëroni deri në 10 para se të flisni. Kur jeni shumë të zemëruar, numëroni deri në 100.


Imagjinata i është dhënë njeriut për të kompensuar atë që nuk është. Humori i është dhënë për të kompensuar atë që është.


Durimi është i hidhur, por fryti i saj është i ëmbël.


Të bësh më të mirën që mundesh, do të thotë që kurrë mos t'i ndalosh përpjekjet.


Ose shkruaj diçka më me vlerë për t’u lexuar ose bëj diçka më me vlerë që të shkruhet.


Ndiqni ritmin e natyrës. Sekreti i saj është durimi.


Jepi para borxh një armiku, dhe e fitove. Jepi para borxh një miku, dhe e keni humbur.


Ka një pikë ku përtej së cilës durimi pushon të jetë virtyt.


Të premtoni vetëm atë që mund të realizoni. Të realizoni më shumë se sa premtoni.


Është më mirë të të njohin 6 njerëz për diçka që jeni krenar, se sa të të njohin 60 milionë për diçka që nuk jeni.


Më keq se të flasin keq për ju, është të mos flasin fare për ju.


Në dashuri, mos kërko "po" nga buzët e grave, por nga sytë e tyre. Femrat duan që të kuptoni se çfarë ato duan, pa e rrëfyer.


Përvoja: një fanar i vogël varur pas shpinës tonë dhe ndriçon rrugën që tashmë kemi kaluar.


Pesimizmi është çështje e gjendjes shpirtërore. Optimizmi është çështje e vullnetit


Pse të shkatërrojmë jetën e një vajze të re, kur mund të bëjmë një grua të madhe të ndjehet e lumtur.


Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages