Thënie për lulet - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Saturday, January 14, 2017

Thënie për lulet


➤ Disa njerëz shfryjnë sepse trëndafilat kanë gjemba. Unë jam mirënjohës që gjembat kanë trëndafila.


- Nuk ka trëndafila pa gjemba, por ka gjemba pa trëndafila.


- Ashtu si dielli që u jep ngjyrë luleve, kështu dhe arti i jep ngjyrë  jetës.


- Dashuria ngjan shumë me trëndafilin e egër: e bukur dhe e qetë, por e gatshme për të derdhur gjak për t'u mbrojtur.


- Kush do trëndafilin, do dhe gjembat e tij.


Tjetër është kur të pëlqen diçka, dhe tjetër kur e do atë.
Nëse ju pëlqen një lule, e këput.
Në qoftë se e doni atë, e vaditën çdo ditë.


- Më mirë një lule në dorë, sesa tufa në livadh.

- Lulja është poezia e riprodhimit. Një shembull i përjetshmërisë joshëse i jetës.


- Gruaja është si trëndafili: petalet bien për një javë, por gjembat mbeten.


- ''Amin'' i natyrës është gjithmonë një lule.


- Të jetosh vetëm nuk është e mjaftueshme, tha flutura. Duhet të keni kohë të mirë, lirinë dhe një lule të vogël.


- Dashuria dhe lulet nuk zgjasin vetëm një pranverë.


- Jeta është një trëndafil, ku çdo petal është një iluzion dhe çdo gjemb është një realitet.


- Kurrë nuk do të bjerë shi trëndafilash. Në qoftë se ne duam më shumë trëndafila, duhet të mbjellim më shumë trëndafila.


- Ka gjithmonë lule për ata që duan t'i shohin.


- Jeta është një lule dhe dashuria është mjalti i saj.


- Një trëndafil i vetëm mund të jetë kopshti im ... një mik i vetëm, bota ime.


- Çfarë ekziston në një emër? Ajo që ne e quajmë trëndafil, me çdo emër tjetër do mbante të njëjtën erë të bukur.


- Të rregullosh lulet në një vazo në mëngjes, mund të ju japë një ndjenjë të qetë dhe qetësi gjatë gjithë ditës, të tillë sikur shkruani një poezi, ose kur ju bëni një lutje.


- Toka qesh me lulet.


- Është koha që ju keni humbur për trëndafilin tënd, që e bën trëndafilin tënd aq të rëndësishëm.


- Kur lulet shpërthejnë, bletët vijnë paftuar.


- Gjëja më e bukur në natyrë, një lule, dhe kjo i ka rrënjët në tokë dhe pleh organik.


- Lulja në vazo buzëqesh, por nuk qesh më.


- Mund të presësh të gjitha lulet, por nuk mund të pengosh pranverën të vijë.


- Pyeta një lule, një zog dhe një njeri se çfarë është dashuria, dhe lulja lulëzoi, zogu këndoi dhe njeriu filloi të qajë.


- Trëndafilat dalin nga gjembat, dhe gjembat dalin nga trëndafilat.


- Në lagje trëndafila dhe gjemba brenda në shtëpi. (Për ata që sillen keq në shtëpi)


- Mos godit kurrë një grua, as me lule.


Admironi bukurinë e një lulje, ndieni ngrohtësinë e një buzëqeshje, jeto përjetësinë në një moment erotik.

- Nuk ka asnjë trëndafil pa gjemba. Por shumë gjemba janë pa trëndafila. 

Dhe trëndafili më i bukur ushqehet me pleh. Por ka aftësinë ta shndërrojë atë në aromë.

"Lulja thahet edhe pse ne e duam atë. Dhe barërat e këqija rriten, edhe pse ne nuk i duam ato."

Lulet më të bukura rriten pas dimrave të ashpër.

Nëse një trëndafil mund të fliste ndërsa shpoheshe në momentin që e këpute, do të thoshte: ''Më fal që të lëndova në momentin që më vret.''

- Maj ka emrin dhe prilli lulet.

Pas femrave, lulet janë krijesa më e bukur e zotit në botë.

Trandafilat implantojnë dashuri për natyrën, ndërsa gjembat e tyre, respektin për të.

"Unë pikturoj lule që nuk do të vdesin kurrë"
Frida Kahlo



© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com

No comments:

Post a Comment

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages