Thënie për Politikën - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Wednesday, August 24, 2016

Thënie për Politikën

Bëni like në faqen tonë në Facebook

- Kur qeveria çon një popull në shkatërrim nga të gjitha rrugët, revolucioni nuk është më një e drejtë e qytetarëve, por një detyrë.

- Sistemi politik triumfon sepse është një pakicë bashkuar që vepron kundër shumicës së ndarë.

Sa herë që dëgjoj një fjalim politik apo lexoj ata që na drejtojnë, ndihem i tmerruar prej vitesh, sepse nuk dëgjoj asgjë që tingëllon njerëzore. 
Gjithmonë të njëjtat fjalë që thonë të njëjtat gënjeshtra. 

Në vend që t'u japin politikanëve çelësat e qyteteve, do të ishte më mirë të ndryshojmë bravat.

Lërini duart e politikanëve lirisht dhe do t'i gjeni në xhepat tuaj.

- Mizën dhe politikanin i vret me gazetë.

Krimi i organizuar ka emra të ndryshëm anembanë botës. Në Itali quhet "Camorra", në Amerikë "Mafia" dhe në Shqipëri quhet qeveri.

Unë u propozoj kundërshtarëve të mi në zgjedhje një marrëveshje. Nëse ata ndalojnë së gënjyeri për ne, ne do të ndalojmë të tregojmë të vërtetën për ata.

- Një popull që zgjedh të korruptuar, hajdutë, tradhtarë dhe mashtrues, nuk është viktimë, është bashkëpunëtor i tyre.

- Turma ka shumë koka, por aspak mend. 

Institucionet kalojnë nëpër tre faza: faza e përfitimit publik, faza e privilegjit dhe faza e abuzimit.

Njerëzit kanë vetëm një armik të rrezikshëm: qeverinë.

- Ata që nuk lëvizin nuk i shikojnë zinxhirët e tyre.

- Kur paratë tona na i mer keqbërësi, quhet grabitje. Kur kjo bëhet nga një kompani, quhet biznes. Dhe kur na i mer zyra e taksave të Rames, quhet ligj.

Shtypi sot është një ushtri me armë të dizajnuara me kujdes, me oficerë gazetarët dhe ushtarë lexuesit. 
Lexuesi as nuk di dhe as nuk duhet të dijë pse përdoret dhe roli që luan. 

- Marrja e taksave më shumë se sa është rreptësisht e nevojshme, është grabitje ligjore.

- Pasuria nuk është fryt i punës, por i grabitjes së organizuar dhe të legalizuar.

Të drejtët kanë në anën e tyre të drejtën, dhe të fuqishmit, drejtësinë.

Ne kërkojmë më pak korrupsion ose më shumë mundësi për të marrë pjesë në të.

Garat politike në 25 vitet e fundit kishin të bënin me shpërndarjen e barabartë të vezëve të arta. Në dekadat e ardhshme ne duhet të përqendrohemi në shëndetin e patave.

Një gënjeshtër është një gënjeshtër, dy, janë gënjeshtra, por tre janë politikë.

Pushteti nuk korrupton njerëzit, njerëzit korruptojnë pushtetin.

- Secili shtet merr vendime bazuar në interesat e veta dhe i mbështet ato në bazë të etikës.

- Nuk mund të ketë dëm më të madh ndaj një shoqërie sesa të përdoret ligji si një mjet për grabitje.

- Të gjitha politikat bazohen në indiferencën e shumicës.

Politika është kaq e vështirë që, si rregull, vetëm njerëzit që nuk janë plotësisht të aftë për këtë punë, janë të bindur se janë.

Kur blerjet dhe shitjet kontrollohen nga ligji, gjëja e parë që blihet dhe shitet është ligjvënësi.

- Ai që gënjen një njeri quhet mashtrues, ai që mashtron një popull quhet politikan.

-"Politika është si hëna; e bardhë përpara dhe e zezë nga pas". - Klevi Elezi

- Merrni budallenjtë në anën tuaj dhe mund të zgjidheni në gjithçka.

''Votoje një lider i cili bëhet kurban për popull, e jo një lider që e bën popullin kurban për vete'' Autor: Lulzim Hasani

Votimi nuk është një e drejtë. Është metoda e përdorur për të përcaktuar se cili politikan është më i miri për t'ju pastruar trurin.

Nëse dridhesh me indinjatë për të gjitha padrejtësitë, atëherë ti je shoku im - Che Guevara

- Vetëm një ndjenjë është më e fortë se dashuria për lirinë: Urrejtja për ata që na e privojnë - Che Guevara

- Të gjitha rregullat në këtë botë janë bërë nga njerëz që nuk ishin më të zgjuar se ju - Che Guevara

- Zgjedhjet po vijnë. Paqja botërore shpallet dhe dhelprat kanë një interes të sinqertë për zgjatjen e jetës së shpendëve.

Është e panatyrshme që një shumicë të sundojë, sepse një shumicë mund të jetë e rrallë organizuar dhe e bashkuar për veprim të përbashkët, ndërsa një pakicë mundet.

Thonë se politika është profesioni i dytë më i lashtë në botë. Kam konstatuar se ka ngjashmëri të madhe me të parën. R. Regan (sh.aut. profesioni i parë më i lashtë është prostitucioni)

- Një shoqëri delesh do të zgjedhte, në mënyrë të pashmangshme në një moment, një qeveri ujqërish.


Qeverisja më e mirë është ajo ku populli u binden qeveritarëve dhe qeveritarët ligjeve.

Votat duhet të peshohen dhe jo të numërohen.

- Drejtësia? Ju do të gjeni drejtësinë në botën tjetër. Në këtë jetë kemi vetëm ligje.


Tragjedia e kohës sonë është se, e majta është kundër kombit dhe e djathta kundër shtetit.

- Politika është arti i parandalimit të njerëzve të meren me ato që i prekin ata. (dëgjoni batutat e tyre)

- Mënyra më e mirë për të kontrolluar opozitën, është ta udhëheqësh atë. (këtë po bën rama me bashën)

- Në politikë, miqtë tuaj janë të rremë, por armiqtë tuaj janë të vërtetë.

- Kushdo që flet në emër të të tjerëve është gjithmonë një mashtrues. (fajin e ka saliu)

- Politika është një luftë interesash e maskuar në luftë parimesh.

- Gënjeshtrat më të mëdhaja, thuhen pas gjuetisë, gjatë luftës dhe para zgjedhjeve.


Detyrimi ynë kryesor është të mos i marrim sloganet për zgjidhje.

- Fjalët e një politikani nuk tregojnë idenë që ka për subjektin e tij, por ideja që ai ka për auditorin e tij.

- Unë preferoj të votoj për mashtruesit që janë në pushtet sesa për ata që do të bëhen mashtrues pasi ta marrin atë.

Ne të gjithë e dimë se çfarë është Parlamenti, dhe të gjithë turpërohemi për këtë.

Të gjitha teoritë autentike politike bazohen në supozimin se njeriu është i lig.

- Mos i thuaj nënës sime se merem me politikën. Ajo mendon se jam pianist në bordelo. Mark Twain

- Është një gjynah që të gjithë ata që me të vërtetë dinë të qeverisin këtë vend, janë të zënë me ngasjen e taksive dhe prerjen e flokëve.

Në vend që t'u japin politikanëve çelësat e qyteteve, do të ishte më mirë të ndryshonim bravat.

- Politika është arti i kërkimit të problemeve, t'i gjesh ato kudo, të bësh diagnozën e gabuar dhe të aplikosh zgjidhjet e gabuara.


- Në përgjithësi, arti i qeverisjes përbëhet nga marrja e sa më shumë parave që të jetë e mundur nga një klasë e qytetarëve për t’ia dhënë një tjetre.

 Duke votuar PS-në, ndërtoni kështjella në ajër. Duke votuar PD-në, mund të jetoni në to.

- Çdo parti që pretendon se shiu ra sipas veprimeve të saj, nuk duhet habitur kur kundërshtarët e saj e fajësojnë atë për thatësirën.

- Në qoftë se zgjedhjet mund të ndryshonin realitetin, do të ishin të paligjshme.


- Logjika e politikës: diçka duhet të bëjmë, kjo është diçka, duhet ta bëjmë.
- Ndryshe nga mandatet presidenciale, problemet rrallë kanë datë skadimi.

- Politika është kënaqësi e njerëzve të parëndësishëm të cilët, kur arrijnë sukses, bëhen të famshëm në sytë e njerëzve edhe më të parëndësishëm. 

- Politika është një lloj arti i butë, që merr votat e të varfërve duke bërë fushatë me paratë e të pasurve, pastaj u premton të varfërve se do ti mbrojë nga të pasurit.


- Politikan është dikush që i ndan njerëzit në dy klasa: të nënshtruar dhe armiq.


Unë jam një nga të pavendosurit e famshëm. Unë nuk kam vendosur ende nëse votoj nga frika apo dëshpërimi.

- Politika dhe fati i njerëzimit formohen nga njerëzit pa ideale dhe pa madhështi. Njerëzit të cilët kanë madhështinë brenda tyre nuk merren me politikë.


- Politikë është aftësia për të paraqitur sot se çfarë do të ndodhë nesër dhe të shpjegojë nesër pse nuk ndodhi.


- Thonë se televizioni prodhon udhëheqësit. Sa gjynah që asnjë udhëheqës nuk ishte në gjendje për të prodhuar TV.


- Vota është më e fortë se plumbi. Me plumb mund të vrasësh armikun tuaj. Me votë mund të vrasësh të ardhmen e fëmijëve tuaj.


- Të gjithë dëshironim të votojmë më të mirin, por fatkeqësisht nuk është kurrë kandidat.


- Mësimi i parë i financave është mungesa e burimeve të mjaftueshme: nuk ka kurrë të mjaftueshme për të kënaqur nevojat e të gjithë atyre që duan. Mësimi i parë i politikës është të parashikojë mësimin e parë të financës.


- Nëse do të rilindja, do të punoja hidraulik.

- Pushteti është i korruptuar. Ky është çmimi i pushtetit. Megjithatë, duket se përfitimet e ushtrimit të pushtetit janë kaq shumë që askush nuk e llogarit koston.


- Vota është përgjegjësia e vetë ndryshimit tonë


- Pavarësisht të gjitha këto, duhet të votojmë. Sepse politikanët e këqij zgjidhen nga qytetarë të mirë që nuk shkojnë të votojnë.


- Kufijtë e tiranëve janë të përcaktuara nga toleranca e atyre që shtypin.


- Ligji është si një rrjetë merimange, që kap mizat e vogla, ndërsa të mëdhajat shqyejnë rrjetën dhe ikin.


- Demokracia më e mirë është ajo ku të ligëve nuk u lejohet të marrin pushtetin, dhe të mirëve nuk u lejohet të refuzojnë qeverisjen e vendit të tyre .


- Fuqia superiore e pushtetit domosdoshmërisht gjëndet në duart e njërit, disave, apo të shumtëve. Kur të gjithë këta orientojnë të gjitha përpjekjet e tyre për të mirën e përbashkët, atëherë shteti është i menaxhuar mirë, por kur njeri, të paktët, apo të shumtët, janë të destinuar vetëm për interesat e tyre, ne duhet të presim një evolucion drejt së keqes.


-  Problemi me socializmin është se ai mbaron kur të mbarojnë paratë e të tjerëve.


- Politika është art i madh. Bind njerëzit që të paguajnë për ato që ata u vodh
ën.

- Meqë një politikan nuk e beson atë që thotë, habitet kur të tjerët e besojnë atë.


- Në politikë ka gjëra që thuhen, por nuk bëhen dhe gjëra që bëhen, por që nuk thuhen.


- Politika ka nevojë për njerëz të cilët nuk kanë nevojë për politikën.


- Në politikë vijnë me një të ardhme të ndritshme dhe ikin me një të kaluar të errët.


- Korrektësia politike është vazhdimi i natyrshëm i vijës së partisë. Ajo që ne shohim përsëri është një grup prej të <<zgjuarish>> të vetë-emëruar që imponojnë pikëpamjet e tyre mbi të tjerët. Kjo është një trashëgimi e komunizmit, por nuk duket që të kuptohet nga asnjë.


- Në fjalorin e politikaneve të rilindjes, fjala "sakrificë" do të thotë se qytetarët do të duhet të japin pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre për qeverinë, në mënyrë që politikanët e rilindjes nuk do të duhet të sakrifikojë kënaqësinë për të shpenzuar.


- Nuk kam votuar kurrë për dikë. Gjithmonë kam votuar kundër dikujt.


- Në politikë, një pakicë e organizuar është një shumicë politike.


- Ata që janë në pushtet, pjesën më të madhe të kohës së tyre e kalojnë duke qeshur me ne.


- Ligjet janë rrjeta ku mizat e mëdha kalojnë lehtësisht, ndërsa mizat e vogla ngelin të mbërthyera.


- Në politikë, dy gjëra janë të rëndësishme: e para është e paraja, dhe nuk mund të mbaj mend se çfarë është e dyta.

- Në një shtet që qeveriset mirë, varfëria është e turpshme. Në një shtet që qeveriset keq, pasuria është turp.

- Socialist është ai i cili nuk ka asgjë dhe dëshiron ta ndajë atë me të gjithë të tjerët.


- Udhëheqësit e mëdhenj, njerëzit nuk e dinë se ekzistojnë. Udhëheqësit më të vegjël, njerëzit i duan dhe i lavdërojnë. Akoma më të vegjëlit, njerëzit i kanë frikë, edhe akoma më të vegjëlit, njerëzit i urrejnë.
- Votat duhet të peshohen dhe jo të numërohen.


- Politika është i vetmi profesion për të cilin nuk ka nevojë për trajnim.


- Muaji i vitit qe politikanët thonë me pak budallallëqe është muaji shkurt për shkak se shkurti ka vetëm 28 ditë.


- Ndjenjat ekstreme gjithmonë fitojnë përfundimisht. Udhëheqësit që ofrojnë lot, pikëllim, gjak dhe djersë gjithmonë marrin më shumë nga pasuesit e tyre, se sa ata të cilët ofrojnë sigurinë dhe mirëqenien. Në vështirësi njerëzit janë heroikë.

- Kapitalizmi është shfrytëzimi i njeriut nga njeriu, kurse socializmi është pikërisht e kundërta.


- Diktaturat sjellin shtypjen, diktaturat sjellin robërinë, diktaturat sjellin mizorinë: më i neveritshëm është fakti që ato sjellin idiotësinë.

- Qeveritarët e shtetit janë personat e vetëm që kanë privilegjin të gënjejnë, qoftë në shtëpi apo jashtë, ndoshta mund të lejohen të gënjejnë për të mirën e shtetit.

I vetmi i pasur në mesin e njerëzve është oligarku.

Ja Robin Hudi i pyllit të majtë: Jo të vjedhi nga të pasurit për të paguar të varfrit, por për të vjedhur nga e ardhmja për të paguar për të tashmen.

Mos vjedhni, mos gënjeni, mos shitni drogë, qeveria nuk dëshiron konkurrentë!

Partia: çmenduria e të shumtëve për fitimet e të paktëve.

Kushdo që ka idiotët në anën e tij ka shumicën. Do të qeverisë!

Do të doja t'ju tregoja historinë e 40 hajdutëve, por natyrisht që nuk ju intereson politika ...

Politikanët idiotë dhe votuesit budallenj kanë lindur për njëri-tjetrin.

Dallimi midis ekonomisë Shqipëtare dhe Titanikut: Në Titanikun kishte dhe orkestër.

Nëse Shqipëtarët duan të kenë atë që nuk kanë, duhet të bëjnë atë që nuk bëjnë ...

E vetmja mënyrë për të zvogëluar ndotjen e ajrit, është që politikanët të bëjnë më pak deklarata.

Për një politikan që me metodat e djeshme premton një të sotme më të mirë, është e natyrshme që egziston e nesërmja.

Jam i lumtur që jetoj në një vend demokratik ku mund të bëjmë lirisht çdo gjë që dëshiron qeveria!

Pas rënies së Murit të Berlinit, kuptuam se çdo gjë që na u tha për socializmin ishte një gënjeshtër dhe të gjitha ato që na thanë për kapitalizmin ishin të vërteta.

Përderisa njerëzit nuk e kuptojnë se qeveria nuk po mendon për interesin e tyre, është më e lehtë të udhëhiqen në luftë.

Kur udhëheqësit veprojnë, njerëzit vdesin. Kur popujt veprojnë, udhëheqësit krijojnë.

Popull aktiv, udhëheqës krijues. Popull pasiv, udhëheqës shkatërrues.

Drejtësia është e verbër, por gjyqtarët shohin. Drejtësia është e verbër që të mos shohë gjyqtarët apo gjyqtarët e kanë verbuar drejtësinë që të mos i shohin ata?

Kur kandidati nuk ju njeh nga trotuari, zgjedhjet vonojnë.

Asnjë qeveri nuk mund të jetë e sigurt për një kohë të gjatë nëse nuk ka një opozitë të fortë.

Unë nuk fajësoj ata që ushtrojnë pushtetin, por ata që janë të gatshëm të binden.

Dallimi midis demokracisë dhe diktaturës është se në demokraci fillimisht votoni dhe pastaj merrni urdhra, në diktaturë, nuk është e nevojshme të humbni kohën duke votuar.

Shikimi i mbeturinave në ekran është aq i zakonshëm sot, sa që njerëzit kanë ndalur të mendojnë faktin se shohin vetëm mbeturina.

Revolucionet parapërgatiten nga gjenitë, realizohen nga fanatikët, dhe shfrytëzohen nga llumi i shoqërisë.

Unë nuk mund të besoj se demokracia që përmbysi sistemin feudal dhe mundi mbretërit do të tërhiqet para tregtarëve dhe kapitalistëve.

Preferoj më mirë radion sesa televizionin. Në të parën dëgjoj parazitët, në të dytën i shoh ato.

Propaganda është dhuna e demokracisë.

Propaganda: arti të gënjesh më shpesh duke mashtruar tifozët tuaj, sesa kundërshtarët.

Kur rritet numri i ligjeve dhe urdhrave, rritet numri i mashtruesve dhe politikanëve.

Për të ardhmen e ndritshme, kujdesen politikanët, për të kaluarën e ndritshme, historianët, për errësirën e tashme, gazetarët.

Është e papërshtatshme të krahasohen putanat me politikanët, pasi jo të gjitha do të bien dakord të punojnë para kamerave.

Demokracia është një segment politik që garanton se nuk do të qeverisemi më mirë se ajo që meritojmë.

Demokracia: një botëkuptim sipas të cilit dy vjedhësit do të vjedhin më pak se një, tre më pak se dy, katër më pak se tre dhe kështu me radhë.

Gjysmën e parë të fjalimit tuaj e harruam, ndërsa të dytën nuk e kuptuam pasi harruam të parën.

I rëndë është problemi me të cilin politikanët përballen vazhdimisht: Si të marrin para nga taksapaguesit dhe të mos ndikojnë në votuesit.

Demokracia + Pronësia shtetërore = Socializëm. Diktatura + Pronësia shtetërore = Komunizëm. Diktatura + prona individuale = Fashizëm

Kapitalizmi: keni dy lopë, shitni njërën dhe blini një ka. 
Socializmi: keni dy lopë, qeveria të heq njërën dhe ia jep komshiut. 
Komunizmi: keni dy lopë, qeveria t'i heq të dyja dhe ju jep qumësht. 
Fashizmi: keni dy lopë, qeveria t'i heq të dyja dhe ju pushkaton.

Në nivel fizik, diktatura përfaqësohet nga rrjeta teli. Në nivelin intelektual, nga antenat televizive.

Nëse nuk të pëlqen qeveria, keni dhe ju gabim për këtë.

Ai që di punon, ai që nuk di, mëson të tjerët, ai që nuk di të mësojë, drejton, ai që nuk di të drejtojë, qeveris.

Paratë së bashku me marrëzinë ju japin shansin më të madh për të fituar zgjedhjet.

Njerëzit që mendojnë se dikush duhet të kujdeset për ta, kanë një qeveri që mendon tamam në të njëjtën mënyrë.

Kurrë mos shkoni kundër ndërgjegjes suaj, edhe nëse kjo është ajo që kërkon shteti.

Gënjeshtra u bë mirësjellje në duart e politikës.

Zgjedhjet janë falas. Rezultatet i paguajmë me këste.

Diplomatët nuk pëlqejnë të thonë atë që mendojnë. Politikanët nuk pëlqejnë të mendojnë atë që thonë.

"Kushdo që është i pasur dhe është komunist është një idiot ... Kushdo që është i varfër dhe nuk është komunist është budalla."

Politikanët: mjekë të cilët kurojnë shoqërinë nga sëmundjet e tyre që ata vetë i shkaktojnë nga diagnostikimi i gabuar dhe i shumëzojnë ato me trajtimin e gabuar.

Nëse të gjithë të ndjekin, atëherë njëra prej tyre: ose jeni një udhëheqës, ose ato janë dele.

Sa më e dobët qeveria, aq më e fortë është burokracia.

Demokracia: ju thoni atë që dëshironi, bëni atë që thonë ata.

Një personalitet i kulturuar nuk mund t'u përkasë partive.

Ndjekja e pushtetit lindi nga frika. Ai që nuk ka frikë nga njerëzit nuk ka nevojë t’i dominojë ata.

Makina shtetërore është e destinuar të mbrojë interesat e turmës nga interesat e njeriut.

Një popull i arsimuar udhëhiqet lehtësisht, por është i vështirë për tu rrëmbyer, qeveriset lehtë, por është i vështirë për t'u skllavëruar.

Ai nuk di asgjë dhe beson se di gjithçka. Kjo tregon se ai do të ndjekë një karrierë në politikë.

Nëse nuk janë shprehur pikëpamjet e kundërta, atëherë si e zgjidhni më të mirën?

Politikani më i suksesshëm është ai që thotë atë që të gjithë mendojnë, aq shpesh sa mundet dhe me zërin më të lartë.

Politikanët: njerëz të parëndësishëm që shpikën gazetarë për tu ndjerë të rëndësishëm.

Shkencëtarët që bëhen politikanë zakonisht marrin rolin komik: ata duhet të jenë të vetëdijshëm për politikën e korruptuar të shtetit.

Politikanët… janë ata që kanë dështuar në profesione të ndryshme, njerëz me inteligjencë mesatare, moral të dyshimtë dhe jashtëzakonisht të zakonshëm.

Një sekt apo parti është një inkonjito elegante e shpikur për të shpëtuar njeriun nga shqetësimi i të menduarit.

Para çdo fjalimi të tyre, politikanët duhet të vendosin një prezervativ në mikrofon.

Të vdesësh për një ide tingëllon mirë, por pse të mos e lejosh idenë të vdesë për ty?

Demokracia është procesi me të cilin njerëzit zgjedhin lirisht atë tek i cili do të hedhin fajin.

Sigurisht, ju nuk mund të përfshiheni në politikë, politika gjithsesi do të merret me ju.

Ndihma për vendet e huaja: paratë e mbledhura nga të varfërit e vendit të pasur dhe u kalojnë të pasurve të vendit të varfër.

Politikan: një njeri i gatshëm të bëjë gjithçka për punonjësit, përveç që të bëhet një prej tyre.

Politikanët dhe gazetarët janë çuditërisht të varur nga njëri-tjetri dhe e urrejnë njëri-tjetrin.

Një numër i madh i njerëzve mund të bëhen anëtarë të parlamentit pa humbur parëndësinë e tyre.

Politika nuk i shqetëson njerëzit sot, madje as një e dhjeta e asaj që i shqetëson ata për të gjetur një vend parkimi.

E gjithë politika bazohet në indiferencën e shumicës.

Të flasësh me politikanin për zgjedhjet është si të flasësh me një kalë për gara.

Unë ende nuk kam takuar një mace të vetme që do të errësohej nga ato që minjtë thonë për të.

E gjithë politika do të ndryshonte në mënyrë drastike nëse vetëm fakti i premtimit do të konsiderohej i padurueshëm dhe i papranueshëm nga e gjithë bota.

Politika: zgjedhje e paepur midis dy njerëzve të këqij.

Në politikë, fjala "e vërtetë" nënkupton çdo pretendim, falsitetin e të cilit askush nuk mund ta provojë.

Nëse keni aftësinë të shprehni qartë mendimet tuaja, atëherë nuk mund të përfshiheni në politikë.

Nëse gënjen për të fituar para është mashtrim, por nëse gënjen për të fituar vota është politikë.

Gjithkush ka të drejtë të bëjë gabime dhe që ta ushtrojë këtë të drejtë, zhvillon zgjedhje.

Ajo që thonë delet është e drejtë. 
Ajo që bëjnë barinjtë është e shenjtë. 
E para ofendon logjikën 
dhe e dyta ofendon etikën. 
Të dy mbështesin Politikën.

Politika: arti i gjetjes së vazhdueshme të arsyeve për taksat e reja.

Fushata politike: arti i të dëgjuarit të pulsit të kombit me një gojë të hapur.

Krijoni "Partinë e Njerëzve të Ndershëm" dhe të gjithë hajdutët do të bëhen anëtarë.

Ndikimi politik i grave në vend (ditën) është shumë i ulët.

Demokraci është të thuash atë që dëshiron dhe të bësh atë që të thonë.

Demokracia është kur morrave u jepet fuqia për të ngrënë luanë.

Në politikë ju jeni të detyruar të tradhtoni ose vendin tuaj ose votuesit tuaj. Unë preferoj të dytën

Ai që ka vlerë reale zgjidhet lehtësisht nga njerëz të pjekur politikisht, pa u lutur për vota.

Ju fituat zgjedhjet, por unë fitova numërimin e votave.

Demokracia pa kultivim shpirtëror nuk kuptohet as si koncept dhe as si realitet.

Shqetësimi kryesor i Demokracisë së Vërtetë është zhvillimi i Arsimit.

Arsimi është borxhi më i lartë i çdo Shteti Demokratik dhe sigurimi i mundësive për kultivim shpirtëror, i cili nuk është vetëm themeli i Republikës, por edhe qëllimi i tij i përhershëm dhe i qëndrueshëm.

Demokracia ekziston atje ku një qytetar ka të drejtë të thotë lirisht se nuk ka Demokraci.

Nuk ka Demokraci, ku nuk ka Arsim. Vetëm njerëzit me arsim të vërtetë mund të formojnë një republikë dhe është pikërisht ky arsim që mungon përtej kufirit të tolerueshëm në shumicën e republikave moderne.

Pushteti ëndërrohet nga njerëzit, aftësitë e të cilëve janë më të dobëta se kotësia e tyre.

Dëshira instiktive për të qenë pjesë e një ekipi të ngushtë që lufton për disa ideale mund të jetë aq e fuqishme sa nuk ka rëndësi se cilat janë ato ideale.

Unë gjithmonë e kam konsideruar terrorizmin si një nga format më të parëndësishme të luftës politike, pikërisht sepse është një nga format më barbare dhe më të pamoralshme të analfabetizmit politik.

Politika ju bën po aq të pavarur sa burgu është falas.

Ministrat thonë atë që duam të themi, në mënyrë që të bëjmë atë që ata dëshirojnë të bëjmë.

Në vitet e trazirave politike, vështirësia më e madhe nuk është të bësh detyrën tënde, por të dish se cila është detyra jote.

Politika nuk është një profesion, por një mision.

Ata që kanë etje për pushtet janë njerëz të sëmurë mendorë. Ata vuajnë nga një kompleks inferioriteti: ata kanë një plagë të thellë brenda tyre. Ata duan të fitojnë pushtet për të bindur veten se është diçka dhe për të bindur ata që i rrethojnë se nuk duhet të shihen si njerëz të zakonshëm, por si njerëz të shkëlqyeshëm.

Politikanët: mjekë që shërojnë shoqërinë nga sëmundjet e saj, të cilat ata vetë i shkaktuan me diagnozën e gabuar dhe u shumëzuan me trajtimin e gabuar.

Politika: punësim për anormalët.

Kreu i partisë e ka më të vështirë të kënaqë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë sesa të kundërshtojë kundërshtarët e tij.

Sa më shumë që flet një politikan, aq më shumë dëshiron të fshehë.

Politikë është kur burrat lëpijnë bythën për para dhe gratë shkërdhehen për ta.

Nga dymbëdhjetë apostujt, vetëm Juda ishte tradhtar. Por, nëse ai do të ishte në pushtet, ai do të kishte provuar se tradhtarët ishin njëmbëdhjetë të tjerët.

Ne mund t’i konsiderojmë politikanët si dinak, por jo aq të mençur.

Gjysma e politikanëve nuk janë të aftë për asgjë, të tjerët janë të aftë për gjithçka.

Për t'u bërë shef, politikani imiton një shërbëtor.

Opozita - arti i premtimit të gjërave që qeveria nuk mund t'i përmbushë.

Demokracia u heq gjërat e vogla që diktatura i dha njerëzve: punën, strehimin dhe stabilitetin, dhe në vend të tyrej u dha LIRINË.

Shumë u futën në politikë sepse është një biznes më fitimprurës sesa grabitja me armë.

Socialistët kujdesen për të varfërit, ndërsa vazhdimisht rritin numrin e tyre.

Gjëja më e keqe për demokracinë është se dikush ende beson në ekzistencën e saj.

Inteligjenti duhet të mësojë të mos pranojë rregulla të tilla sipas të cilave idioti mund të fitojë pasi të jetë në shumicë.

Demokracia - mënyra në të cilën qeveris një pakicë e mirëorganizuar shumicën e paorganizuar.

Politikani nuk përfaqëson shumicën, por krijon shumicën.

Demokracia është problemi më i ngutshëm në shoqërinë njerëzore! Ajo funksionon vetëm në një shoqëri me njerëz të shkolluar. Fuqia e shumicës në një shoqëri analfabetësh e çon njerëzimin në humnerë.

Nuk më pëlqen pushteti. Por nuk e di kush nuk më pëlqen më shumë: qeveria apo njerëzit. Të dy e meritojnë njëri-tjetrin.

Në çfarë të besojmë dhe në çfarë jo, gjithashtu pikëpamjet tona politike formohen nga thellësia e ndryshme e kuptimit të disa fjalëve të tilla si: e vërteta dhe gënjeshtra, e mira dhe e keqja, e drejta dhe e gabuara. Shumë shpesh përfitimi i tyre i përcakton ato, ndërsa në disa vende frika luan një rol vendimtar

Më jepni media dhe unë nga çdo komb do të bëj një tufë derrash.
J. Gebbels

Fuqia e njerëzve të parëndësishëm bazohet në shumicën e tyre.

Çdo kulturë fillon me autoritarizmin e një besimi dhe përfundon me anarkinë e një logjike.

Forma demokratike e qeverisjes është më e mrekullueshmja. Por pikërisht sepse është e mrekullueshme, kërkon njerëz të mrekullueshëm, diçka që nuk gjendet askund.

Shteti është bërë për njeriun dhe jo njeriu për shtetin.

Papërgjegjësia e votuesve manifestohet në faktin se ata sjellin në pushtet njerëz me aftësi për të folur dhe pa aftësi për të dëgjuar.

Kur luani emëron veten mbret të kafshëve është diktaturë, kur zgjedhin një gomar si mbret është demokraci.

Demokracia e shkëlqyeshme ekziston atje ku të gjithë kanë frikë nga ligji sikur të ishin tiranë.

Politikanët kujdesen për të ardhmen e ndritur, historianët kujdesen për të kaluarën e ndritur, gazetarët kujdesen për të tashmen e errët.

Zgjedhjet janë falas. Rezultatet i paguajmë me këste.

Legjitimiteti i shtetit bazohet në pëlqimin e qytetarëve. Kur cënon besimin e qytetarëve humbet legjitimitetin e saj dhe qytetarët kanë të drejtë të revoltohen. 

Nëse një sundimtar përdor fuqinë e tij kundër popullit të tij, atëherë njerëzit kanë të drejtë ta përballojnë atë me Dhunë. Mënyra e duhur për t'u përballur me dhunën e paligjshme të pushtetit është vetë Dhuna.

Kur shoqëria nuk është në gjendje të krijojë një shtet, atëherë shteti duhet të krijojë një shoqëri. Kështu rama ka krijuar një shoqëri delesh, një shoqëri budallenjsh, një shoqëri idiotësh që e shohin qeverinë rama si të suksesshme.

Në shqipëri flasin të mençurit dhe vendosin idiotët.


Kur ke pak dele, quhet "vathë". Kur ke shumë, quhet "demokraci".


- Në kohën e artë qeveritarët ishin të panjohur. Në kohën tjetër qeveritarët ishin të dashur dhe të respektuar. Pastaj erdhi koha kur qeveritarët i kishin frikë. Dhe më në fund erdhi koha që i urrejnë.

Sipas hulumtimeve që kemi bërë, si dhe me ndihmën e plagiarism detector, rezultojmë se disa tipa (idiotë me plot kuptimin e fjalës) nuk i respektojnë të drejtat e autorit.
Kryesisht kjo konstatohet në disa portale dhe fanpage me administratorë nga trevat Shqipëtare si: Kosova dhe Maqedonia.
Kjo përbën shkelje e të drejtës së autorit, dhe ne kemi vendosur të ndjekim ligjërisht këtë çështje në bashkpunim me një studio avokatie, si dhe denoncimin e tyre në Google Search Console (ish Google Webmasters Tools).

Xhoni XH Team

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages