Të Mençura - SHPREHJE FILOZOFIKE

SHPREHJE FILOZOFIKE

Mirë se vini në faqen tonë. Këtu ju mund të lexoni mijëra thënie nga çdo aspekt i jetës.

Breaking

Post Top Ad

Reklamohu

Wednesday, July 06, 2016

Të Mençura


Askush nuk mund të parashikojë se në çfarë lartësish mund të fluturosh. As vetë ti nuk do ta njohësh para se të hapësh krahët.


"Gjithkush duket se ka një ide të qartë se si të tjerët duhet të jetojnë jetën e tyre, por askush për të veten"



"Një ditë ne do të zbulojmë se ka shumë lumturi në lumturinë e tjetrit sesa në tonën".



Shumë njerëz preferojnë që t'i lavdërojnë për veshjet e tyre, sesa për mirësinë, zgjuarsinë ose mençurinë.



Zakonisht njerëzit grinden sepse nuk kanë aftësinë për të argumentuar.



Bibla na mëson ta duam të afërmin tonë. Të duam dhe armikun tonë. Ndoshta sepse ata janë të njëjtët njerëz.



Lotët janë gjuha e heshtur e dhimbjes.



Bota është e mbushur plot me njerëz të çmendur: nëse nuk doni t'i shihni, mbylluni në shtëpinë tuaj dhe thyejeni pasqyrën.



Çdo budalla mund të thotë të vërtetën. Ka nevojë për aftësi për të gënjyer.



Sa më shumë lexoni pa menduar, aq më shpejt filloni të besoni se dini shumë, por sa më shumë që mendoni duke lexuar, aq më qartë e shihni se dini shumë pak.



Njerëzit nuk besojnë gënjeshtra sepse janë të detyruar, por sepse duan.



Problemi kur ke një mendje të hapur, është se disa njerëz vijnë dhe insistojnë në vendosjen e gjërave brënda saj.



Ne priremi të besojmë te ata që nuk i njohim sepse nuk na kanë mashtruar kurrë.



E vërteta mund të jetë atje jashtë, por gënjeshtrat qëndrojnë në kokën tënde.



Disa njerëz vijnë në jetën tonë, lënë gjurmët e tyre në zemrat tona dhe nuk jemi më kurrë të njëjtë.



Më e bezdisshme me jetën e përditshme është se ekziston çdo ditë.



Ai që pi verë dhe ai që pi ujë, nuk mund të mos mendojnë ndryshe.




Burgjet janë të mbyllura gjatë gjithë ditës, por janë plot, tempujt janë të hapura gjatë gjithë ditës, por ato janë bosh.


Mos kërkoni lumturinë: është gjithmonë brenda jush.



Nga të gjithë ata që nuk kanë asgjë për të thënë, më simpatikë janë ata që heshtin .



I paduruari zakonisht paguan shumë më shtrejnt për ato që i duruari i ka falas.




"Miqësia është kryesisht siguri, dhe kjo është ajo që e ndan atë nga dashuria. Gjithashtu do të thotë respekt dhe pranim absolut i tjetrit.



Mundësia nuk troket derën vetëm një herë, troket vazhdimisht. Por ne shpesh nuk e dëgjojmë trokitjen e sa,j apo pretendojmë se nuk dëgjojmë ose kemi frikë t'i përgjigjemi.



Nëse ndihesh i vetmuar kur je vetëm, ke shoqëri të keqe ".



"Është shumë e vështirë për të kujtuar pikëpamjet e mia pa kujtuar arsyet pse i kam këto pikëpamje!"



Aksidentet e makinave ndodhin për shkak se shoferët e sotëm ngasin në rrugët e djeshme, me makinat e së nesërmes dhe me shpejtësinë e së pasnesërmes.



Njerëzit gjithmonë do të vënë re ndryshimin e sjelljes tënde përballë tyre.

Por kurrë nuk do të pranojnë se sjellja e tyre ishte shkaku i ndryshimit tënd.


"Ju keni mënyrën tuaj. Unë kam mënyrën time. Tani, sa i përket mënyrës së drejtë, mënyra korrekte, mënyra e vetme, nuk ekziston. "



Kur një baba i jep djalit, qeshin të dy. Kur një djalë i jep babait, qajnë të dy.



Kritiku, sepse nuk është i aftë të krijojë asgjë, përpiqet të shkatërrojë atë që krijojnë të tjerët.



"Rruga më e afërt mes dy njerëzve, është një buzëqeshje "




Lumturia është rezultat i gëzimit të brendshëm


Jepu të tjerëve atë që meritojnë, jo atë që kërkojnë.....



Ndërsa të tjerët blejnë sende të shtrenjta të kënaqësive të tyre, unë furnizoj, pa asnjë shpenzim, gëzimet e shpirtit, të cilat janë pafundësisht më të pastra.



Nëse shikoni brenda jush, nuk do të mbeteni kurrë jashtë.




Gjithë mundi i njeriut është për gojën dhe shpirti i tij mbetet i uritur.


Pasuria shpirtërore ka të mirën e vet, sepse nuk tatohet.



Kur dikush më thotë: "Unë nuk do ta bëj kurrë këtë", thjesh buzëqesh dhe pres....




Dikush mund të pretendojë se ka zemër, por jo shpirt.


Çdo e vërtetë kalon nëpër tre faza: në fillim e sulmojnë duke e paraqitur atë si marrëzi, atëherë e pranojnë se është ndoshta e saktë por e parëndësishme. 

Përfundimisht e njohin rëndësinë e saj dhe pastaj ish-kundërshtarët fillojnë të pretendojnë nderin e kampionit.


Një grua hyn në jetën tuaj. Kjo është e mrekullueshme. Del nga ajo. Është një dhuratë hyjnore.



Pas rënies së Murit të Berlinit, kuptuam se çdo gjë që na u tha për socializmin ishte një gënjeshtër dhe të gjitha ato që na thanë për kapitalizmin ishin të vërteta.



Magjia e jetës është paparashikueshmëria e saj.



Kur të tjerët të kuptojnë vlerën tënde të vërtetë...ti do të jesh me persona që tashmë e dinë!!!



Nëse sot nuk bëj asgjë për ty, është sepse dje bëra gjithçka që munda!!!



Jeni i ri vetëm një herë, por  mund të jeni i papjekur përgjithmonë.



Unë kurrë nuk mendoj, më lodh. Ose kur mendoj, nuk mendoj për asgjë.



Të përsëritësh fjalët e dikuj, nuk do të thotë keni kuptuar dhe kuptimin e tyre.



Lëreni heshtjen tuaj t'u flasë të gjithë atyre që nuk dëgjuan dhe nuk respektuan kurrë fjalët dhe veprat tuaja.




Kur dikush nuk të vlerëson, nuk përpiqesh t'i ndryshosh mendim...thjesht ik....



Nëse një person ndryshon, është për dy arsye: ose sepse hapi sytë e tij, ose sepse mbylli zemrën e tij.



Lum ai që nuk pret asgjë, sepse nuk do të zhgënjehet kurrë.



Nëse puna ishte një gjë e mirë, atëherë të pasurit do ta mbanin të gjithë për veten e tyre




Është mirë të ndjesh turp para njerëzve, por është më mirë të turpërohesh para vetes tënde.


Ka çifte ku njëri nga të dy, të paktën, tepron.



Nuk është e këndshme të mos kesh asgjë për të bërë. Gjë e bukur është kur keni shumë për të bërë dhe nuk bëni asgjë.



"Ndoshta barazia është një vlerë e plotë drejtësie, vërtet, por nuk ka asgjë në këtë botë, në këtë tokë që e bën atë realitet".



"Vetmia është shumë e bukur, por gjithashtu duhet të keni dikë pranë jush për t'i treguar atij se sa e bukur është vetmia"



- Në një botë që synon të të bëjë njëlloj me të tjerët,

sfida më e madhe është të jesh vetvetja !!


Nga njerëzit fallco vetëm një gjë dua: Distancë!!!




Dashuri, miqësi dhe eros. Tre konceptet që kanë prekur gjithmonë njeriun, sepse ai dëshiron të dojë dhe ta duan, të ketë miq dhe të japë miqësinë e tij, t'i jepet tërësisht një personi tjetër, dhe anasjelltas



"Nuk ka njeri aq frikacak që nuk mund të shndërrohet në hero për hir të dashurisë".


Askush nuk mund të gënjejë, askush nuk mund të fshehë asgjë kur e shohin atë drejt në sy. 



Fjalët tona mund t'i fshehin mendimet tona, por veprimet tona i zbulojnë ato.



Nëse më thua diçka, do ta harroj. Nëse më mëson diçka, do ta kujtoj. Nëse më jepni ndonjë përgjegjësi, do ta njoh.



Shfajësimi i një personi fajtor është gabim i drejtësisë. Dënimi i një të pafajshmi, është krim.




"Kushdo që njeh të tjerët ka njohuri, kushdo që e njeh veten ka mençuri".


Më mirë ferri këtu sesa në botën tjetër.



Shumica flejnë në këmbë, pak flejnë shtrirë!




Përvoja është emri që secili i jep gabimeve të tij


"Lumturia e njeriut simbolizohet nga numri 100. Një (1) është shëndeti, zero në vazhdim është pasuria dhe zeroja tjetër është lavdia".




"Është më mirë të vdesësh në këmbë se të jetosh në gjunjë"


Çdo njeri është arkitekti i fatit të tij.



Ai që mund të durojë, veten mund të durojë gjithçka.



Të flasësh pak për ato që dini dhe aspak për ato që nuk dini.



Nuk mund të fitoni nëse nuk e dini se pse humbni.



Nëse nuk e dini se ku shkoni, atëherë si prisni të arrini atje?



"Fjalët e mëdha kanë një të mirë ... Mund të fshihet pas tyre një njeri i vogël".



"Maska është e vetmja fytyrë që njeriu zgjedh vetë".



"Njerëzimi nuk mund të kthehet pas në shpella. Jemi mjaft shumë! "


Zotat na kanë dhënë dhuratën më të madhe: ne mund ta krijojmë realitetin tonë bazuar në besimet tona dhe kufizimi i vetëm është ai në të cilin ne besojmë.



Le t'i jemi mirënjohës pasqyrës që zbulon vetëm pamjen tonë të jashtme.



Sinqeriteti dëbon të shumtët, por mban të drejtët.



Nuk është se çfarë thonë për ty, por çfarë pëshpërisin.




Realiteti është një iluzion kolektiv.


Shumica e njerëzve nuk kanë mësuar kurrë se një nga qëllimet më të rëndësishme të jetës. është që ta shijosh atë.



"Feja ime kërkon që parajsa të zbresë këtu në tokë në mënyrë që të gjithë të mund të shijojnë atë"



Ndonjëherë logjika është një çështje statistikash.



Sytë kurrë nuk ndryshojnë ngjyrën, vetëm mënyrën e shikimit.



Gratë vishen për gratë dhe zhvishen për burrat.





Dinaku më i madh është burri që zgjon dashurinë në shpirtin e një gruaje,  pa pasur qëllimin ta dashurojë.




"Kur dikush të largohet, është për shkak se dikush tjetër do të vijë"



"Nndonjëherë ne përpiqemi të skllavërojmë gjithçka që duam, thua se egoizmi është e vetmja mënyrë për ta mbajtur botën në ekuilibër".



Njerëzit duan të ndryshojnë gjithçka dhe në të njëjtën kohë duan që gjërat të mbeten ashtu siç janë.



- Vetëm ata që kanë guximin për të shkruar fjalën "Fund" mund të gjejnë forcën për të shkruar fjalën "Fillim" !!!



Për miqtë tuaj në nevojë, dilni përpara. Dhe në qoftë se j'u tradhtojnë, mos u merzit. Ndjej keqardhje pët to që nuk kishin forcën tënde.



E kaluara nuk ndryshon, dhe e ardhmja nuk është e nevojshme të ndëshkohet për këtë.



Single nuk është një status, është një fjalë që përshkruan një person i cili është mjaft i fortë për të jetuar dhe për të shijuar jetën i pavarur nga të tjerët.



"Kur nuk kisha asgjë për të humbur, kisha gjithçka. Kur ndalova të jem ky që jam, gjeta vetveten "




Njerëzit që nuk e shprehin qartë se çfarë duan prej jush ... zakonisht duan diçka që nuk u përket.


"Kujtimet, madje edhe më të dashurat dhe më të paçmuarat, në një moment zbehen shpejt, shuhen. 


Por kjo nuk më ndodh mua. Kujtimet e mia, ato kujtime të çmuara dhe të paçmueshme, nuk shuhen ".


- Mos e bëj pasionin një argument për të vërtetën.



Njerëzit që ndërtojnë të ardhmen janë ata që e dinë se gjërat e mëdha ende nuk kanë ndodhur dhe se ata vetë janë ata që do t'i realizojnë. 



Mos e kaloni gjysmën e jetës tuaj duke thënë se çfarë do të bëni dhe gjysmën tjetër të shpjegoni se pse nuk e keni bërë. 



Mos e kaloni gjysmën e jetës tuaj duke thënë se çfarë do të bëni dhe gjysmën tjetër të shpjegoni se pse nuk e keni bërë.



 "Duhet ta pranojmë që ndonjëherë jeta i sjell gjërat në këtë mënyrë. Mendimet e njerëzve, ndjenjat e tyre humbasin, shuhen, dhe të tjera vijnë, të reja. 

Në një moment në këtë rrugë kuptojmë se jemi rritur ".


"Çfarë është kuptimi të shqetësohemi për atë që ne mund ose nuk mund të kishim bërë për të kontrolluar rrugën që mori jeta jonë? 

Sigurisht janë mjaft njerëz si ju dhe unë që të paktën u përpoqëm dhe ofruam diçka të vërtetë, diçka të çmuar. 

Dhe nëse disa prej nesh janë të gatshëm të sakrifikojnë shumë gjëra në jetën e tyre për të ndjekur këto aspirata, me siguri kjo në vetvete, pavarësisht nga rezultati, do të sjellë krenari dhe kënaqësi "


Mënyra më e sigurtë për të shkatërruar një të ri është t'i mësosh atij të vlerësojë më shumë ata që mendojnë si ai, sesa ata që mendojnë ndryshe nga ai.



"Ndonjëherë unë zhytem aq shumë te vetja, saqë ndodh që të takoj dikë në rrugë dhe e humb, kam nevojë për kohë për t'u përshtatur me realitetin".




Njerëzit ndryshojnë për dy arsye...Ose mësuan shumë dhe duan të ndryshojnë, ose janë lënduar shumë dhe duhet të ndyshojnë.



"Unë jam një skllav i papenduar, i nënshtruar ndaj penës dhe bojës".



"Kur dy njerëz flasin dhe njëri papritur zemërohet, ai që braktis bisedën është i mençuri ..."



'' Guximi para rrezikut, është gjysma e fitores ''



Nuk ka bisedë më interesante mes të dashuruarve, kur të dy heshtin.




Vetëm heshtja është gjë e këndshme. Gjithçka tjetër është dobësi.


Është shumë më e dobishme për shpirtin tuaj të përpiqeni të mësoni nga njerëzit, të ngritur dhe inferior, se sa të komentoni mbi dobësitë e tyre. 


Askush nuk është i përsosur dhe të gjithë kanë diçka për të ofruar.


Më e keqja që mund t'u ndodhë njeriut është të evitojë të menduarit.



"Kërko shumë nga vetja jote,

dhe pritni pak nga të tjerët.

Do të shpëtoni nga shumë vështirësi. "


Është më e lehtë të jesh i mençur për të tjerët sesa për veten tënde.



Atë që nuk mund ta shprehni qartë, nuk e dini,

me mendimin lind fjala në buzët e njeriut,

shprehja e paqartë është ajo që vjen nga mendimi i paqartë.


- Gjithmonë kur diçka vjen papritur në jetën tuaj, ikën në të njëjtën mënyrë !!!



Sa më filozof është një person, aq më e vështirë të gjejë përgjigje për pyetjet idiote të njerëzve të trashë. 



Është i mençur ai që vetëm në një rast nervozohet, kur i vjedhin kohën e tij.



'Mendimi i parë është i drejtë'

Ndoshta mendimi i fundit është më i saktë

Por mos humbisni gjithë kohën duke menduar .


Jeta është një urë, sa më pak gjëra mbartni, aq më lehtë e kaloni.



Gjithkush që ka bërë një akt të mirë për ne ose na ka thënë një fjalë inkurajimi ka ndihmuar në formësimin e karakterit tonë dhe mendimet tona si dhe suksesin tonë. 



- Kufizimet jetojnë në mendjet tona. Nëse ju provoni fantazinë, mundësitë nuk kanë kufij.



"Njohuria banon në kokat e mbushura nga mendimet e njerëzve të tjerë. Mençuria, në një mendje që kujdeset vetëm për mendimet e saj.



Është më e lehtë të luftosh për parimet tuaja se sa të jetosh sipas tyre.



"Pozicionimi përballë jetës është themeli mbi të cilin është ndërtuar ëndrra".



Sado larg të arrijë mendja, kurrë nuk arrin atje ku mund të arrijë zemra.



I mençur është ai që  di, por bën sikur nuk di. Budalla është ai që nuk di, por bën sikur di.



Nuk mund ta prekni zemrën e njeriut tuaj me asgjë tjetër, përveç se me zemrën tuaj.


- E fillon duke harruar të duash të tjerët, dhe përfundon duke mos gjetur më asgjë tek vetja jote që të   jetë e denjë për t'u dashur.



"Mbrëmja është momenti më i bukur i ditës. Keni përfunduar të gjithë punën e ditës. Tani ju mund të uleni dhe ta shijoni ".



"Problemi, siç e shoh, është se ta kanë thënë apo nuk ta kanë thënë. Ta kanë thënë, por ju nuk kuptoni dhe, guxoj të them, disa njerëz gëzohen kur kjo situatë mbetet e tillë ".



"Nuk jam i sigurt nëse jeta jonë është e ndryshme nga jeta e njerëzve që shpëtojmë. Ne të gjithë kemi një fund. Ndoshta asnjëri prej nesh nuk mund ta kuptojë plotësisht atë që ka jetuar në të kaluarën, ndoshta asnjë prej nesh nuk mendon se koha që duhej ishte e mjaftueshme ".



Nuk më pëlqen sekretet e të tjerëve. Por më interesojnë rrëfimet e tyre.



Nevoja e botës duhet të trajtohet intelektualisht dhe shpirtërisht, jo emocionalisht.



Aspekti moral i jetës është një fushë shërbimi, jo një fushë e perceptimit sensual.



Kini kujdes jo vetëm për tendencat tuaja të gabuara, por edhe për përdorimin e virtyteve tuaja.



E kaluara garanton zgjerimin e pakufizuar të së ardhmes.



Ndërgjegja është fjalë për fjalë reagimi i inteligjencës aktive ndaj Modelit Ideal.



Vetëm nën presionin e rrethanave mund të shkaktohet fuqia e plotë e shpirtit.



Kur nuk ka ekuivalent gjuhësor, nuk ka ekuivalent të vetëdijes.



Dikur, dikush pyeti Laertion se cila orë ishte më e mirë për të ngrënë.

Dhe ai u përgjigj:
Nëse je i pasur, kur të duash.

Nëse je i varfër, kur të mundesh.


"Nëse kemi përshtypjen se jemi të përsosur, nuk do ta arrijmë kurrë atë pikë, në atë kodër që përpiqemi të pushtojmë".



-Ta zemë se ajo më do, sa shumë do të më merzisë në këtë rast. Dhe, ta zemë se nuk më do, sa shumë arsye më të mëdha akoma do të kishte në këtë rast që ajo të më bëhet e mërzitshme! -Pra, nuk paska veçse dy mënyra për t'u mërzitur: kështu që, le të martohemi.



Kur kam nevojë për tjetrin për të jetuar, marrëdhënia kthehet në varësi.

Dhe në varësi, zgjedhjet nuk mund të bëhen.
Dhe pa zgjedhje nuk ka liri.
Dhe pa liri nuk ka dashuri të vërtetë.
Dhe pa dashuri të vërtetë mund të ketë martesa, por nuk ka marrëdhënie.


- Një kafshë që do të dinte të fliste, do të thoshte: ''Njerëzimi është një paragjykim nga i cili të paktën ne kafshët e tjera nuk vuajmë''.



- Ne nuk i konsiderojmë kafshët si qenie morale. Por mos vallë mendoni se ne kafshët na mbajnë për qenie morale?



Dhe njerëzit ndryshojnë vetëm në shkallën e çmendurisë. Ndodh që dikush të jetë më i çmendur se ju ndërsa ju jeni disi më pak.



- Misteri i jetës nuk është një problem për t'u zgjidhur, por një realitet që ne duhet të përjetojmë.



- Mos kujtoni se nuk ka kafshë, vetëm dhe vetëm sepse pylli është i qetë ..



Ekziston mbrojtje kundër çdo gjëje që ekziston.

Kundër zjarrit, stuhisë dhe të ftohtit.
Po, kundër asaj që mund të mendoni.

Vetëm nga njeriu nuk do të gjeni asnjë.


- Interesi që më ngjall një gjë, më bën ta ndjek aq gjatë saqë përfundoj duke mbërritur në fund të saj dhe vë re se ajo nuk ia vlente mundimin që i kushtova.



- Eshtë gabim të lejosh që dita të gjykohet në mbrëmje, sepse atëherë, tepër shpesh lodhja bëhet gjykatëse e forcës, e suksesit dhe e vullnetit të mirë.



- Mjeshtërinë e ke arritur atëherë kur as nuk gabon dhe as nuk nguron në të ushtruarin e diçkaje.



- Disa bëhen me turp kundrejt lavdërimeve të mëdha, të tjerët bëhen të paturp.



- Kur doni të veproni, duhet të mbyllni portat e dyshimit.



- Duhet patur frikë nga ai që urren vetveten, sepse ti mund të jesh viktima e zemërimit dhe e hakmarrjes së tij.



- Sa më shumë që ngrihemi, aq më shumë të vegjël dukemi në vështrimet e atyre që nuk dinë të fluturojnë.



- Nëse ne nuk e trajtojmë me respekt nderin e njrëzve të tjerë, po aq në monologjet tanë sa dhe në publik, atëherë jemi njerëz të pandershëm.



- Mënyra për të jetuar më mire dhe më i patrazuar është ajo e mendimtarit, sepse, që ta themi pa e zgjatur atë që ka rëndësi, ai ka më shumë nevojë për gjërat që të tjerët i përcmojnë dhe i braktisin.



- Për çdo rezultat ka një shkak. Gjeni dhe përballuni me shkakun, jo duke u përpjekur për të përcaktuar rezultatin, pasi nuk ka fund për të dytën.



- Momente të këqija të jetës ekzistojnë për të na bërë të vlerësojmë më shumë momentet e mira

 Nëse nuk je lënduar, nuk mund të thuash se ke jetuar.


- Jeta është si Facebook-u. Njerëzit i pëlqejnë problemet tuaja dhe pastaj komentojnë. Por askush nuk do ti zgjidhë, sepse të gjithë janë të zënë me publikimin e problemeve të tyre.



- Njerëzit thonë se e duan shiun, por hapin çadrat kur bie shi!

  Njerëzit thonë se e duan diellin, por kërkojnë hije kur dielli del!
  Njerëzit thonë se e duan erën, por kur era fryn dritaret janë të mbyllura!
  Prandaj dhe unë buzëqesh kur dëgjoj njerëzit të thonë se më duan!


Mos lejoni që valët të të nxjerrin atje ku ato duan. Shih si lëvizin, dhe harto drejtimin tënd.



"Momenti magjik është momenti kur një" po "ose" jo "mund të ndryshojë tërë ekzistencën tonë".



"Më duhej ta humbja për të kuptuar se shijen e gjërave që gjejmë përsëri është mjalti më i ëmbël".



Nëse e doni veten atëherë i doni të tjerët, nëse e urreni veten, atëherë urreni të tjerët sepse marrëdhëniet tuaja me të tjerët janë thjesht përfaqësimi i vetes.



- Shiu bie kur retë nuk mund të mbajnë më peshën ..

  Lotët bien kur zemra nuk mund të mbajnë më dhimbjen.


- Në përpjekje ... për të bërë të tjerët të lumtur ... kam harruar veten time !!!



- Pengesa më e madhe është frika ... ndjenja më e keqe është zemërimi... dhe gabimi më i madh është braktisja !!!



- Mërzitja është një humbje kohe... asgjë nuk ndryshon, me përjashtim ngatërrimin e mendimeve dhe vjedhjen e lumturisë tuaj !!!



- Nuk jemi qenie njerëzore që kanë përvojë shpirtërore. Jemi qenie shpirtërore që kanë përvojë njerëzore.



- Është e dhimbshme për ti thënë "lamtumirë" një personi që nuk do të të braktiste kurrë ... por më e   dhimbshme është ti kërkosh një personi  të qëndrojë duke e ditur se një ditë do të të braktisë!!!



- Kur bëni një zgjedhje, mos mendoni nëse kjo është e drejtë apo e gabuar ... Mendo të jetë vetëm ajo që me të vërtetë ti dëshiron!!!



- Duhet një minutë për të parë një person të veçantë, një orë për ta vlerësuar, një ditë për ta dashur-uar, një fjalë për ta lënduar ... dhe një jetë për ta harruar atë !!!



- Heshtja është si ngjyra e ujit që nuk e shihni, por është i nevojshëm !!!



- Nëse një ditë do të më kërkosh dhe nuk do të ekzistoj më... vetëm mos harro se dikur isha atje për ty ... dhe ti nuk dite të më vlerësosh !!!



- Gjërat më të bukura në jetë nuk i shohim me sy ... por i ndjejmë me zemër !!!



- Kur interesohesh, nuk harron... kur kujdesesh, nuk i kthen shpinën mbrapa, kur do...nuk kërkon kohë ... kur dashuron nuk lëndon!!!



- Mos prisni askënd në jetën tuaj ... shkoni përpara ... dhe ata që duan, do t'ju arrinë !!!



.... Dhe vjen një ditë kur ti e kupton se "çdo gjë" ishte "asgjë" .... vetëm një zhgënjim !!!



- Çdo herë që përpiqem të ndryshoj .... përfundoj të jem vetvetja!!!



 - Disa njerëz janë si retë, kur zhduken ... dita bëhet më e bukur !!!



- Nëse faktet nuk përputhen me teorinë, atëherë ndryshoni faktet!!



- Ka fjalë që lotojnë dhe lot që flasin ...



- Nëse nuk mësoni nga gabimet tuaja, atëherë nuk ka kuptim për ti bërë ato.



- Është gabim të mos besoni në dashuri, për shkak të një njeriu të keq të cilin nuk e meritonim!



- Për të kërkuar arsyen se pse një dashuri mbaroi, është sikur të kërkosh arsyen se pse ajo filloi !!!



- Do të më shihni dhe do thuash: kam humbur gjithçka...

  Do të të shoh dhe do them: gjynah për kohën e humbur !!!


- Nëse sot nuk e vlerësojnë praninë tuaj, nesër do të ndjenë mungesën tuaj !!!



- Nuk ka nevojë të kesh një shans të dytë për të krijuar përshtypjen e parë, dhe mos harroni se vetëm   përshtypja e parë mund të të japë një shans të dytë !!!



- Shumë herë varfëria e njerëzve nuk është në xhepat e tyre ... por në shpirtin e tyre !!!



- Mos provokoni heshtjen e një njeriu ... sepse nuk do të jeni në gjëndje të duroni fjalët që ai ka për të të thënë !!!



- Nëna është si qiriu, që djeg veten për të ndriçuar jetën tonë !!!



- Gjithmonë kur diçka vjen papritur në jetën tuaj, ikën në të njëjtën mënyrë !!!



- Jeta nuk ju jep kurrë siguri ... ju jep vetëm mundësi !!!



- ''Fal''... sepse një ditë ju do të keni nevojë për një falje !!!



- Mos trokit në derën e dikujt që e hap atë për të gjithë ... sepse miku i të gjithëve nuk është miku i askujt !!!



- Ai që tradhton besimin tim, nuk vlen as respektin tim !!!



- Thonë se të gjithë njerëzit janë si hëna, kanë një anë të cilën kurrë nuk ia tregojnë askujt !!!



- Gabimi më i madh në jetë është të lejosh disa njerëz të qëndrojnë në jetën tuaj më shumë se sa e   meritojnë!!!



- Të dashurosh dikë që nuk të do, është sikur të presësh një anije në aeroport.



- E kaluara është mësues i të tashmes dhe udhëzuesi i të ardhmes.



- Kuptimi i vërtetë i jetës është të mbjellësh një pemë, nën hijen e së cilës nuk prisni për t'u ulur.



- Jeta është një komedi për ata që mendojnë dhe një tragjedi për ata që ndjejnë.



- Duke fshirë të kaluarën ndoshta fshin të ardhmen.



- Jeta është një teatër ose më mirë një dramë, ku rolet i luajnë puthjet, të qeshurat dhe të qarat.



- Rruga drejt lumturisë nuk është e drejtë ... Ka shumë kthesa të quajtura "gabime".



- Burgu më i madh në të cilin njerëzit jetojnë është frika se çfarë mendojnë të tjerët !!!


- Nëse rrudhat duhet të "shkruhen" mbi ballin tonë, nuk duhet të "shkruhen" dhe në zemër. Shpirti nuk duhet të plaket.



- Pengesa më e madhe është frika ... ndjenja më e keqe është zemërimi... dhe gabimi më i madh është braktisja !!!



- Askush nuk është aq i pasur që të mos ketë nevojë për një buzëqeshje. Dhe askush nuk është aq i varfër që të mos mund ta japi!



- Është e dhimbshme për ti thënë "lamtumirë" një personi që nuk do të të braktiste kurrë ... por më e   dhimbshme është ti kërkosh një personi  të qëndrojë duke e ditur se një ditë do të të braktisë!!!



- Kur bëni një zgjedhje, mos mendoni nëse kjo është e drejtë apo e gabuar ... Mendo të jetë vetëm ajo që me të vërtetë ti dëshiron!!!



- Duhet një minutë për të parë një person të veçantë, një orë për ta vlerësuar, një ditë për ta dashur-uar, një fjalë për ta lënduar ... dhe një jetë për ta harruar atë !!!



- Heshtja është si ngjyra e ujit që nuk e shihni, por është i nevojshëm !!!



- Nëse një ditë do të më kërkosh dhe nuk do të ekzistoj më... vetëm mos harro se dikur isha atje për ty ... dhe ti nuk dite të më vlerësosh !!!



- Gjërat më të bukura në jetë nuk i shohim me sy ... por i ndjejmë me zemër !!!



- Kur interesohesh, nuk harron... kur kujdesesh, nuk i kthen shpinën mbrapa, kur do...nuk kërkon   kohë ... kur dashuron nuk lëndon!!!



- Mos prisni askënd në jetën tuaj ... shkoni përpara ... dhe ata që duan, do t'ju arrinë !!!



- ...Dhe vjen një ditë kur ti e kupton se "çdo gjë" ishte "asgjë" .... vetëm një zhgënjim !!!



- Çdo herë që përpiqem të ndryshoj .... përfundoj të jem vetvetja!!!



- Për të fituar një luftë bërthamore, duhet të sigurohesh që nuk do të fillojnë kurrë.



- Shumë herë ne jemi të mirë, sepse nuk mund të jemi të këqij.



- Vetëm një sekret mund të mbajë një grua. Sekretin e moshës së saj.



- Veshët besojnë më vështirë se sytë.



Gjithmonë kam dashur të bëhem dikush, por duhej të isha më specifik.



99% e dështimeve vijnë për shkak të njerëzve që kanë si zakon të justifikohen.



Kënaqësia e kuriozitetit tonë është një nga burimet më të mëdha të lumturisë në jetë.



Shpesh gjej se ku duhet të shkoj duke filluar për diku tjetër.



Unë thjesht shkruaj dhe pastaj pres që dikush të kalojë dhe të ketë nevojë për atë që unë shkruaj.



Mos hezitoni, shkoni përpara. Shpesh është më e lehtë të kërkosh falje sesa të kërkosh leje.




Të filozofosh është vetëm një mënyrë për të justifikuar melankolinë.


- Dhe mos merrni drogë, nuk mjafton për të gjithë.



- Budallai që ecën, është me më shumë vlerë se dhjetë intelektualë që rrinë.



- Kurrë mos ndalo të buzëqeshësh, edhe kur nuk jeni të lumtur. Dikush mund të bie në dashuri me   buzëqeshjen tuaj.



- Të drejtat e grave janë detyrime të burrave ...



- Trishtimi i tepërt qesh. Gëzimi i tepruar qan.



- Të gjithë jetojmë nën të njëjtin qiell, por jo të gjithë kemi të njëjtin horizont.



- Mos zgjidhni një rrugë pa pengesa, me siguri nuk do të të çojë askund.



- Një mashkull i mençur duhet të puthë pa dashuri të ndahet para se ta ndajnë dhe të harrojë pa u   harruar.



- "Forma më e lartë e inteligjencës njerëzore, është aftësia për të vëzhguar pa gjykuar."



- Kur një njeri të shkakton zemërim, do të thotë se ai është më i fortë se ti.



- Jeta është gjithmonë duke pritur kohën e përshtatshme për veprim.



- Ndonjëherë jeta i ndan dy njerëz vetëm për të treguar se sa të rëndësishëm janë ata për njëri-tjetrin.



- Ajo që ndodh një herë, nuk mund të ndodhë përsëri. Por ajo që ndodh dy herë, patjetër do të ndodhi dhe për së treti.



- Të gjithë jetojmë nën të njëjtin qiell, por jo të gjithë kemi të njëjtin horizont.



- Nëse dashuria transformon një person me shpejtësi, dëshpërimi e bën atë edhe më shpejt.



- Sapo kam gjetur të gjitha përgjigjet, menjëherë ndryshuan të gjitha pyetjet.



- Gjithmonë të shprehni atë që ndjeni dhe të bëni atë që mendoni! Heshtja shkatërron jetën ...



- Subjektet nuk duhet të shumëzohen përtej asaj që është e domosdoshme.



- Nëse një pemë bie në pyll dhe askush nuk është atje për ta dëgjuar atë, do të bëjë zhurmë?



- Një hap i vogël për njeriun, një hap i madh për njerëzimin.



- Nuk më shqetsojnë muret që kanë veshë, por veshët që kanë mure...



- Një njeri optimist beson se jetojmë në botën më të mirë të mundshme. Një pesimist ka frikë se kjo është e vërtetë.



- "Sa më e madhe sfida, aq më e madhe perspektiva".                                                                                                                                                                                                                            


- "Arsimi është arma më e fuqishme të cilën ju mund të përdorni për të ndryshuar botën"



- "Një nga kënaqësitë më të mëdha në jetë, është që të bësh gjëra që të tjerët thonë se ju nuk mundeni".



- '' Në qoftë se nuk ju pëlqen diçka, ndryshoje atë. Nëse ju nuk mund të ndryshoni atë, ndryshoni mënyrën që ju e shihni atë. ''



- "Njeriu udhëton në jetën e tij duke u justifikuar për të kaluarën, duke u ankuar në lidhje me të tashmen, dhe i frikësuar për të ardhmen."



- '' Nganjëherë keni nevojë për tu larguar nga vetja për të parë gjërat më qartë. ''



Nëse duhej t'u tregonim gjithmonë të vërtetën klientëve, nuk do të kishte tregti.



- '' Mos thoni se ju nuk keni kohë të mjaftueshme. Ju keni saktësisht të njëjtën kohë që kishte Nënë Tereza, Leonardo Da Vinci, Thomas Jefferson dhe Albert Einstein. ''



- Në demokraci secila parti i kushton pjesën më të madhe të energjisë së tij për të provuar se tjetri nuk është në gjendje për të qeverisur. Të dyja kanë sukses. Të dyja kanë të drejtë.



- Të gabosh është njerëzore. Për të hedhur fajin mbi të tjerët edhe më shumë.



 - Shoferi i kujdesshëm është ai i cili kur kalon me të kuqe, i bie borisë.



- Nëse seksi është kaq i natyrshëm, atëherë pse ka kaq shumë libra me udhëzime se si ta bëni?



- Më pëlqejnë vetëm dy lloje femrash: ato vendase dhe të huajat.



- Statistikat janë si minifundet. Ato tregojnë shumë, por fshehin thelbin.



- Statistikat thonë se një në katër njerëz vuajnë nga një çrregullim mendor. Mendoni për tre miqtë tuaj më të mirë. Nëse ata janë të shëndetshëm, atëherë ju keni një problem.



- Nuk e ka fajin pasqyra ... në qoftë se hunda juaj është e shtrembër.



- Në të dyja martesat e mia kam qenë shumë i pafat. Me të parën u ndava, me të dytën jetova gjithë jetën.



- Realiteti është një iluzion që shkaktohet nga mungesa e alkoolit.



- Politikë është arti i ndarjen së një torte në mënyrë të tillë që të gjithë të besojnë se ka marrë copën më të madhe.



- Ka vetëm një mënyrë për të trajtuar një grua, por askush nuk e di atë.



- Kurrë mos ndjej keqardhje për atë që keni menduar për gruan tënde. Ajo ka menduar shumë më keq për ju.



- Vetëm një në 1000 burra bëhet lider. Pjesa tjetër 999 ndjekin gratë.



- Një idiot mund të bëjë më shumë pyetje në një minutë se sa dhjetë burra të mençur mund të përgjigjen në një orë.



- Një njeri i mençur mëson shumë nga një budalla, dhe një budalla nuk mëson asgjë nga një i mençur.



- Të pamartuarit dinë më shumë për gratë se sa të martuarit. Nëse nuk dinin, do të ishin dhe ata të martuar.



- Dhimbje koke: metodë kontraceptive, e përdorur kryesisht nga gratë.



- Banker: Ai që ju jep ombrellën e tij kur koha është me diell, dhe ua merr atë mbrapa, kur fillon të bjerë shi.



- Lufta nuk është të vdesësh ti për atdheun tënd, por ai idioti tjetër të vdesi për atdheun e tij.



- Në thelb, kam nevojë vetëm një gotë pije për tu dehur. Problemi është se unë nuk e mbaj mend, nëse kjo është e trembëdhjeta apo e katërmbëdhjeta.



- Kush tha se është herët për të pirë? Tashmë është nesër në Europë dhe dje në Kinë.



- Kam filluar dietë. Ndalova dhe pijen, dhe në dy javë kam humbur 14 ditë.



- Asnjëherë mos e shtyj për nesër atë që ju mund të bëni pasnesër.



- Bota filloi pa njeriun dhe do të përfundojë pa atë.



- Unë e dua njerëzimin. Njerëzit nuk mund ti duroj.



- Dikur kam qenë i pavendosur. Tani nuk jam i sigurtë.



- Shëmtia është superior ndaj bukurisë, sepse ajo zgjat më shumë.



- Unë nuk e kuptoj pse disa njerëz mendojnë se masturbimi nuk është një gjë e mirë ...  është seks me dikë që e doni.



- Martesa është çmimi që burrat paguajne për seks, dhe seksi është çmimi që gratë paguajnë për martesë.



- Të qeshësh me gabimet e tua, të zgjat jetën. Për të qeshësh me gabimet e të tjerëve, mund të ta zvogëlojë.



- Nëpunësi civil është ai i cili ka një problem për çdo zgjidhje.



- Dështimi i përgatitjes është përgatitja e dështimit.



- Egoist: një person që interesohet më shumë për veten e tij se sa për mua.



- Kur dikush ju ''vjedh'' gruan, nuk ka hakmarrje më të mirë se sa të lejoni atë ta mbaj.



- Mos u mundoni për të kuptuar shoqërinë. Ajo duket njerëzore, por ndryshon vazhdimisht fytyrën



- Gjithmonë kam frikë për të mos humbur njerëzit që dua ... Por unë pyes veten: "Ka njerëz që kanë frikë se do të më humbasin mua"



- Zgjoni ata që janë duke fjetur dhe jo ata që ëndërrojnë .. !!



- Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë.



- Duaje tjetrin sa ka para, pozitë dhe fuqi, kur ti rëshkasë këmba, godite edhe ti .



- Bëjini sytë katër para martese, dhe mbajini gjysmë mbyllur pas martese.



- Nëse i detyrohesh bankës 100 dollarë, ky është problemi yt. Nëse i detyrohesh bankës 100 milionë dollarë, atëherë është problemi i bankës.



- Gjithçka që kërkoj është një mundësi për të treguar se paratë nuk më bëjnë të lumtur.



 - “Çdo ditë ngrihem dhe shikoj listën e “Forbes” për njerëzit më të pasur. Nëse nuk jam atje, shkoj në punë”.



 - “Ndryshimi mes një divorci dhe një ndarjeje ligjore është se ndarja ligjore i jep burrit kohë për të fshehur paratë e tij”



 - “Nëse mendon se askujt nuk i intereson nëse je gjallë, provo të mos paguash dy muaj fatura”

.

-  “Mos u gënjeni duke besuar se një njeri i pasur është domosdo i zgjuar. Ka mjaft prova që vërtetojnë të kundërtën”.



- " Emancipimi i grave është i mirë ; por para duhet mbi të gjitha ti mësojmë asaj përdorimin e lirisë."



- Në shumicën e vëndeve, qytetarët e kanë të drejtën e fjalës. Por në një demokraci, ata kanë ende lirinë mbasi kanë folur.



- Miku, natën e parë është flori, natën e dytë bakër, natën e tretë teneqe.



- Gratë e bukura kurrë nuk dyshojnë në inteligjencën e vet, por gratë inteligjente çdoherë dyshojnë në bukurinë e vet.



- Disa meshkuj kanë atë që e kanë merituar, të tjerët janë të pamartuarit.



Njeriu i vërtetë mbetet i zakonshëm, plotësisht i zakonshëm. Askush nuk e di kush është, askush nuk e di se çfarë thesari ai mban brenda tij. 

Ai kurrë nuk reklamon, kurrë nuk përpiqet të shfaqet. Por ne pse reklamojmë? Për shkak të "ego". Nuk jeni të kënaqur me veten. Ju jeni të kënaqur vetëm kur të tjerët ju vlerësojnë.


"Respektimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellë janë themelet e harmonisë familjare"



"Nuk keni dashuruar kurrë sepse nuk keni mësuar kurrë të jepni, jepni dhe jepni. Momenti që mendoni, çfarë marr si këmbim, dashuria bëhet një transaksion ".



 - Një gënjeshtër në momentin e duhur është 100 herë më e mirë se sa një e vërtetë në momentin e gabuar.



- Nuk me vjen inat që më gënjen, por më vjen inatë përse mendoni që besoj në ju.



- Më mirë është të meritosh e mos të fitosh, sesa të fitosh e të mos meritosh.



- Asnjëherë mos debato me një budalla. Një tjetër që mund të jetë duke shikuar, nuk do të dijë të bëjë diferencën.



- V.I.P është një qënie që punon si mushkë gjithë jetën që të bëhet i njohur, pastaj mban syze të errëta që të mos e njohin.



- Mos u mundo të bëhesh njeri i suksesshëm por më mirë të bëhesh i vlefshëm.



- Nëse nuk tregon të vërteten për veten

nuk mund të tregosh dot as për të tjerët.


- Kush jeton sipas të gjitha rregullave

humb gjithë kënaqësitë.


- Çmenduri është të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme.



- Disa njerëz janë shumë të varfër, gjithçka që ata kanë janë paratë.



- Që ti thuash të vërtetën dikuj që nuk të kupton, ndonjëherë është më keq sesa ta gënjesh.



- Forca e vullnetit është ajo që ju detyron të fitoni, kur logjika juaj thotë se ju keni humbur.



- Njohja e pa-dijes (injorancës) është fillimi i dijes.


- Një njeri i kompletuar ka qetësi për të pranuar gjërat që nuk mund të ndryshojë, ka fuqi për të ndryshuar gjërat që mundet dhe mençurinë për të kuptuar diferencën.



- Mos kini frikë, kur ju ecni ngadalë. Kini frikë vetëm kur ju qëndroni



- Mos kërko të mësojsh shumë, kërko të mësojsh të dobishmet.



- Një vendim i vogël ka nevojë për logjikë. Një vendim i madh ka nevojë për instinkt.



- Asnjëherë mos i justifikoni veprimet tuaja. Miqtë tuaj nuk kanë nevojë për këtë, dhe armiqtë tuaj nuk do të ju besojnë gjithsesi.



- E mira ekziston, e keqja duhet të krijohet.



- Liria nuk do të thotë se ju keni kontroll absolut mbi jetën tuaj, do të thotë vetëm që ju mund të zgjidhni atë që dëshironi në një moment të veçantë.



- Vlera që mer diçka që ke fituar, nuk ka të bëjë vetëm me atë që ju ofron, por dhe me çfarë është sakrifikuar për të arritur atë.



- Respekti nuk imponohet, por fitohet.



Një grua e pakënaqur duhet të ketë luks. Por një grua që e do burrin e saj mund të fle sipër në një dërrasë.



- Dija është më e mirë se pasuria. Ju jeni të detyruar të kujdeseni për pasurinë, ndërsa dija kujdeset për ju.



- Me kalimin e viteve, disa vetëm rriten dhe disa bëhen të pjekur.



- Nuk më vjen keq për gënjeshtrat që më the, por më vjen keq se unë kurrë nuk kam për të të besuar përsëri.



- Një gënjeshtër bëhet më e besueshme kur fshihet në mes të dy të vërtetave.



- Pika më e lartë në një kishë nuk është kryqi por rrufepritësja. Një ironi e fizikës në metafizikë...



- E vërteta shkëlqen akoma edhe kur askush nuk e kërkon.



- Ekzistenca e kaq shumë feve tregon mungesën e një perëndie të vërtetë brenda tyre.



- Dallimi i teorisë nga praktika, është shumë i vogël në teori, por shumë i madh në praktikë.



- Para se të kërkoni atë që u tha në lidhje me ju, mësoni se kush e ka thënë atë. E dyta është më e rëndësishme dhe përcakton vlerën dhe rëndësinë e të parës.



- Ëndrrat janë si mrekullitë. Dalin të vërteta vetëm kur ju i besoni ato.



- Gjithçka që fillon me siguri, përfundon me dyshim.



- Asgjë nuk është më subjektiv se sa plotësisht objektiv ...



- Krenaria merret me ''kush ka të drejtë''. Mençuria merret me ''çfarë është e drejtë''.



- Njohurinë e pasaktë gjithmonë e ndjek një vendim i gabuar.



- Ateistët janë njerëz të veçantë. Duhet më shumë besim për t'u bërë ateist se sa fetar.



- Pothuajse të gjithë ateistët kanë argumente për bindjet e tyre. Pothuajse asnjë fetar nuk ka argumente për bindjet e tij.



- Ai që ka një mijë miq, shumë herë përpiqet për ti gjetur ata.  Ai që ka një armik, e gjen kudo.



- Përvoja është një mësues i keq, sepse së pari ju vë në provë dhe pastaj ju jep një mësim.



- Lavdia është si rrethi në ujë. Vazhdimisht zgjerohet deri sa humbet.



- Kur "qan" një ikonë bizantine, të gjithë nxitojnë ti afrohen asaj. Pyes veten se sa e bëjë të njëjtën gjë kur qan një njeri?



- Nëse ju gjithmonë thoni të vërtetën, ju nuk keni nevojë të mbani mend atë që keni thënë.



- TV nganjëherë është shumë edukative. Kur dikush pranë meje e ndez atë, shkoj për të lexuar një libër.



- Nëse ti bën një gabim, pranoje atë. Nëse nuk e pranon, sapo bëre një të dytë.



- Gabimi më i madh për ne, është të pranojmë një gabim që nuk e kemi bërë.



- I talentuari bën atë që mundet. Gjeniu bën atë që duhet.



- Miq të mirë, është e vështirë për ti gjetur, akoma më e vështirë për të braktisur ata, dhe është e pamundur për ti harruar ata.



- Rruga drejt suksesit është gjithmonë në ndërtim e sipër.



- Një lutje nuk ndryshon asgjë, por një vendim mund të ndryshojë çdo gjë!



- Nëse njerëzit flisnin vetëm për atë që ata kuptojnë, heshtja që do të mbizotëronte në botë do të ishte e padurueshme.



- Kur virtyti ka rënë në gjumë, do të zgjohet më i fresket.



- Kush ul veten kërkon të ngrihet.



- Mjeti kryesor i të gjitha magjepsjeve është ai i të shtënit në dorë të diçkaje që i përket një tjetri.



- Varësia e opinioneve, e shëndërruar në instinkt falë zakonit, çon drejt asaj që quhet forcë karakteri.



- Më e lavdërueshme është ajo grua, emri i së cilës shqiptohet më pak nga buzët e burrave, qoftë për lëvdata, qoftë për sharje.



- Të gjithë janë në gjëndje të nxjerrin përfundime, pak janë gjëndje të gjykojnë.



- Shpesh ne kundërshtojmë opinionin, ndërsa nuk na pëlqen vetëm toni me të cilën është shprehur ai.



- Personat që na japin besimin e tyre të plotë kujtojnë se kanë fituar kështu të drejtën që edhe ne t'u japim besimin tonë.



- Kush nuk di t'i vendosë mendimet e tij në akull, nuk duhet të përfshihet në nxehtësinë e debatit.



- Personave që nuk i duam ua llogarisim mirësjelljet që shfaqin ndaj nesh si fyerje.



- Askush nuk i është mirënjohës njeriut me shpirt të madh për mirësjelljen e tij, kur ky i përshtatet një shoqërie ku nuk është e sjellshme të tregosh se ke shpirt.



- Nëse bashkëshortët nuk do të jetonin së bashku, martesat e mira do të ishin më të shumta.



- Mirësia e një martese provohet me këtë, që ajo lejon një herë një ''përjashtim''.



- Kur lidhet një martesë duhet bërë kjo pyetje: a beson ti se mund të bashkëbisedosh mirë me këtë grua deri në pleqëri?



- Gjithë sa mbetet nga martesa është kalimtare, por koha më e madhe e jetës së përbashkët i përket bashkëbisedimit.



- Vajzat e pamësuara i gënjen mendja me idenë se është në dorën e tyre ta bëjnë të lumtur një burrë; më vonë, mësojnë se kjo do të thotë ta vlerësosh pak një burrë, duke pranuar se mjafoka një vajzë për ta bërë të lumtur.



- Gratë kanë arsyen, burrat kanë ndjeshmërinë dhe pasionin.



- Pas një grindjeje apo një mosmarveshjeje vetjake mes një gruaje dhe një burri, nëra pale zakonisht vuan nga ideja që ka lënduar tjetrin, ndërsa tjetra vuan sidomos nga ideja se nuk e ka lënduar aq sa duhet tjetrin.



- Martesa është një institucion i domosdoshëm për moshën e të njëzetave, dhe i dobishëm për të tridhjetat, por jo i nevojshëm: ndërsa, për moshën më të vonë, shpesh është e dëmshme dhe përbën një kthim prapa për anën shpirtërore të burrit.



- Gruaja e Sokratit, me të cilën ai martua rreth moshës 50 vjeçare, ndoshta më shumë ngaqë donte fëmijë sesa grua. Ajo ishte grindavece dhe fjalëshumë. Kur u inatos një herë me Sokratin i hodhi një kovë me ujë dhe Sokrati tha: ''E dija që bubullimat e Ksantipit do të sillnin më pas edhe shiun''.



- Gabimi i bëri kafshët njerëz; a është në gjëndje e vërteta ta ribëjë njeriun kafshë?



- Ai që i tërbon njerëzit kundër tij, gjithnjë fiton një pjesë të tyre në anën e tij.



- Kur njeriu ulurin nga e qeshura e madhe, ua kalon të gjitha kafshëve me ultësinë e tij.



- Njerëzit janë me të ndjeshëm kur përçmohen nga të tjerët sesa kur përçmohen nga vetja e tyre.



- Ti e harron fajin tënd kur ia tregon një tjetri, por zakonisht tjetri nuk e harron.



- Askush nuk flet më më shumë pasion për të drejtën e tij sesa ai që, në thelb të shpirtit, ka një dyshim për të drejtën e tij.



- Dashuria dëshiron, frika mënjanon. Nga kjo varet fakti që nuk mund të jesh, të paktën në të njëjtën kohë, edhe i respektuar edhe i dashuruar nga i njëjti person.


Është më e lehtë të jesh i mençur për të tjerët sesa për veten tënde.

"Kur dy njerëz flasin dhe njëri papritur zemërohet, ai që braktis bisedën është i mençuri ..."

Është i mençur ai që vetëm në një rast nervozohet, kur i vjedhin kohën e tij.

'Mendimi i parë është i drejtë'
Ndoshta mendimi i fundit është më i saktë
Por mos humbisni gjithë kohën duke menduar.

"Njohuria banon në kokat e mbushura nga mendimet e njerëzve të tjerë.
Mençuria, në një mendje që kujdeset vetëm për mendimet e saj.

I mençur është ai që  di, por bën sikur nuk di. Budalla është ai që nuk di, por bën sikur di.

Perlë e njeriut është mençuria.
Perlë e mençurisë është qetësia.
Perlë e qetësisë është trimëria.
Perlë e trimërisë është butësia.

Bota është e mbushur plot me njerëz të çmendur: nëse nuk doni t'i shihni, mbylluni në shtëpinë tuaj dhe thyejeni pasqyrën.

"Kushdo që njeh të tjerët ka njohuri, kushdo që e njeh veten ka mençuri".

Është shumë më e vështirë të gjykosh veten sesa të gjykosh të tjerët. Nëse arrin ta gjykosh veten siç duhet, atëherë do të jesh vërtet një njeri i mençur. 

Sado larg të arrijë mendja, kurrë nuk arrin atje ku mund të arrijë zemra.

Jam përgjegjës për ato që them, nuk jam përgjegjës për ato që kuptoni.
Dhe mos harro, mirësia ime nuk është dobësi, dhe toleranca ime nuk është injorancë.

Budallai lavdëron gruan e tij, i mençuri, qenin e tij.

Nëse heshtja i përshtatet të mençurit, sa herë më shumë i përshtatet budallait?

Të jesh ai që je dhe të thuash atë që ndien, sepse ata që japin rëndësi nuk kanë rëndësi dhe ata që kanë rëndësi nuk japin rëndësi.

Filozofia - dashuria e mençurisë - është mbrojtja kundër të pakuptueshmeve.

"Ai që di të dëgjojë, përfiton edhe nga ata që flasin keq."

I mençur është ai që i di gjëra të dobishme për të dhe shoqërinë, dhe jo i shumë-dituri që thjesht tregon njohurinë e tij si një trofe

Më jepni paqen e mendjes për të pranuar gjërat që unë nuk mund të ndryshoj. Guximin për të ndryshuar gjërat që mundem. Dhe mençurinë të kuptoj ndryshimin.

Inteligjenca është aftësia për të parë dhe riprodhuar objektivisht çdo gjë që ekziston dhe ndodh.

Të jesh fëmijë me fëmijët, burrë me burrat, plak me pleqtë dhe të përshtatesh me të gjitha moshat e jetës, ky është talenti i njeriut të mençur.

Një i verbër shkon te një njeri i mençur dhe e pyet: "A ka ndonjë gjë më të keqe se të humbasësh shikimin tënd?" "Po," thotë ai, "të humbësh ëndrrat tuaja" !!!!

Gjithkush mund të mendojë me dinakëri, pak kanë aftësinë për të menduar më mençuri ...


Njeriu i mençur dëgjon një fjalë dhe kupton dy.



Sipas hulumtimeve që kemi bërë, si dhe me ndihmën e plagiarism detector, rezultojmë se disa tipa (idiotë me plot kuptimin e fjalës) nuk i respektojnë të drejtat e autorit.
Kryesisht kjo konstatohet në disa portale dhe fanpage me administratorë nga trevat Shqipëtare si: Kosova dhe Maqedonia.
Kjo përbën shkelje e të drejtës së autorit, dhe ne kemi vendosur të ndjekim ligjërisht këtë çështje në bashkpunim me një studio avokatie, si dhe denoncimin e tyre në Google Search Console (ish Google Webmasters Tools).


Xhoni XH Team

Post Bottom Ad

REKLAMOHU

Pages